Availability

  • Suite

    + more info
    Max:

    Room facilities:24-hour front desk, Air Conditioning, Bathroom, Beachfront, Car hire, Catering services, Hairdryer, Heating, Seating Area, Telephone, Television, WIFI

    Bed size:1 Extra-large double bed(s), 1 Sofa bed(s).

    Room size:60

  • Double Room

    + more info
    Max:

    Room facilities:Air Conditioning, Bathroom, Hairdryer, Heating, Ironing Facilities, Safety Deposit Box, Seating Area, Telephone, Television, WIFI

    Bed size:1 Double

    Room size:16

  • Single Room

    + more info
    Max:

    Room facilities:Air Conditioning, Airport Shuttle Service, Bathroom, Hairdryer, Heating, Ironing Facilities, Safety Deposit Box, Seating Area, Telephone, Television, WIFI

    Bed size:1 Double

    Room size:16

General

Inspiruar nga kalaja e Krujës hoteli gjendet në rrafshnaltë të gjelbëruar ku ju padyshim do të përjetoni madhështinë traditës shqiptare, aromën e luleve dhe ushqimit të shijshëm. Është i vendosur në kilometrin e 5-të të magjistrales Ferizaj-Gjilan dhe vetëm 2 km larg nga baza më e madhe ushtarake amerikane Bondsteel.
Kruja filloi punën në vitin 2007 me një objekt me siperfaqe prej 4300 m2 shtrihet në një hapsirë të gjelbruar prej 25000 m2 ku ka terracë me 60 ulëse, oborrin shumë të veçantë me 300 ulëse në mes të gjelbrimit dhe gumëzhimës së ujvarave. Po ashtu, aty gjendet edhe një fontanë e bukur, këndi me lodra për fëmijë dhe dy parkingje të sigurta për 200 vetura. Nga ky hotel ka mundësi kalërimi në pyllin që ka afër. Hotel Kruja posedon 3 apartmane dhe 12 dhoma me dizajne moderne dhe të paisura me klimë, nxemje, TV dhe internet.

Check-in time

14:00 - 00:00

Check-out time

08:00 - 12:00

Check-in time

14:00 - 00:00

Check-out time

08:00 - 12:00

Facilities

  • 24-hour front desk
  • Air Conditioning
  • Bathroom
  • Children's playground
  • Hairdryer
  • Heating
  • Laundry/Valet service
  • Lounges/bars
  • Meeting/banquet facilities
  • Restaurant
  • Room service - full menu
  • Safety Deposit Box
  • Seating Area
  • Telephone
  • Television
  • Terrace
  • WIFI

Ferizaj

Ferizaj

Ferizaj shtrihet në jug të pjesës qendrore të Kosovës. Paraqet një udhëkryq të rëndësishëm, sepse nëpër Ferizaj kolonjë të gjitha rrugët e rëndësishme që e përshkojnë Kosovën nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim. Këto rrugë pastaj vazhdojnë edhe në shtetet fqinje dhe në rajon. Komuna e Ferizajt ka 720 km katrorë, ka gjithsejtë 44 fshatra, në të cilat jetojnë gjysma e popullatës së kësaj komune.
Dy fshatrat më mëdha janë Gremja dhe Komogllava, në të cilat jetojnë nga 6.000 banorë. Komuna e Ferizajt ka afro 190.000 banorë, prej tyre gjysma jetojnë në qytet dhe gjysma në fshatra. Nga komunitetet tjera jetojnë rreth 3700 banorë, kryesisht Ashkalinjë, Romë, Goranë, Mysliman, Serbë, në të cilat përbëjnë rreth 2,06 % të popullatës.

Qyteti i Ferizajt është një ndër qendrat më të reja të Kosovës, andaj ekonomia e këtij qyteti është zhvilluar në vitet e vonshme.
Një ndër faktorët më të rëndësishëm nga e kaluara historike për formimin e qytetit të Ferizajt dhe të zhvillimint ekonomik të tijë, është padyshim ndërtimi i vijës hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorë, linjë kjo shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, që një kohësisht ndikoi shumë në ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shëndrruar atë në qytet.
Zanafilla e ekonomisë së qytetit fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare. Kështu p.sh në vitin 1900, Ferizaj nga 400 shtëpi sa kishte në atë kohë, 200 prej tyre ishin dyqane. Përveç fabrikës së tjegullave, të gjitha ndërrmarrjet tjera që egzistojnë në Ferizaj, janë themeluar pas luftës së dytë botërore.

Culture and history info

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Ferizajt ka pasur 7 biblioteka publike me 60.565 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 30. 913 libra, derisa degët në Gaçkë, Komogllavë, Talinoc të Muhaxherëve, Nerodime, Babush dhe Shtërpcë kanë pasur 29.525 libra, por pas luftës bibliotekat dhe koleksionet e librave duke përfshirë edhe ndërtesat dhe inventarin kanë qenë shkatërruar. Për pasojë, kjo komunë tash ka vetëm 5 biblioteka me gjithësejt 26. 352 libra. Dy bibliotekat në Nerodime dhe Babush dhe 34. 213 libra kanë qenë shkatërruar.

Teatri

Ferizaj ka edhe Teatrin Profesional "Adriana Abdullahu". Veprimtaria teatrore zë fill që nga viti 1943, ku sipas shënimeve themelues i teatrit mendohet të ketë qenë Hasan Dyngjeri. Deri më sot jan dhënë afro 143 Premiera teatrore.

Arti letrar

Ka mbi tridhjetë vite që funksionon grupi letrar "Jeronim de Rada", i cili ka zhvilluar një aktivitet të dendur letrar mbi 30 vjet. Janë botuar shumë vepra, panorama poezish etj., dhe herëpasherë është nxjerr revista për letërsi, kulturë, e arte "ZGJIMI". E gjithë veprimtaria është kryer në baza vullnetare. As sot pas lufte klubi nuk ka zyrë.
Read more