General

Destinacioni jonë për  hiking është Prevalla me lartësi 1515m.  E cila gjendet larg  45 min vozitje nga qyteti i Prizrenit. Për të arritur në maje të Prevallës në lartësinë prej  2040m do të ju duhet të ecni rreth 8km për përafërshisht 5 orë.

 

Itinerari:

Hiking Friends Trip do te organizohet me datë 22.04.2017 e shtunë me këtë itinerar.

  1. 7:15 Nisja nga Prishtina për në Prizren.
  2. 8:20 Mbërritja në Prizren, 30 minuta pushim i shkurtër për kafe/mëngjes.
  3. 9:00 Nisja nga Prizreni për në Prevallë.
  4. 9:45 Mbërritja në Prevallë dhe parapërgaditjet.
  5. Ecje e lehtë për nxemje.
  6. Në lartësinë prej 1700 m deri 2040 m fillon të vëshitirësohet ecja.
  7. Koha e parashikuar për hiking është 5 orë, me ndalesa të shkurtëra për foto, kafe, ujë etj.

Pas përfundimit të ecjes do të bëhet kthimi për në Prishtinë, ku përsëri do të keni një ndalesë të shkurtër për kafe në Prizren.

Preferohet të keni të veshur: rroba dhe këpucë të përshtashme, jakne në rast shiu , kapela etj
Çmimi: 10 euro/person

Përfshihet: Transporti Prishtinë-Prevallë-Prishtinë, Guide , Hiking

  • Prevalla është e njohur si një qendër e vogël skijimi me tri klima të ndryshme mbrenda të njejtës ditë, kontinentale, polare dhe mesdhetare. Është e mbuluar me borë nga muaji Nëntor deri në Maj. Maja më e lartë është 2651m dhe është e rrethuar me shumë maja tjera me lartësi po thuajse të njejtë në rangun e Maleve të Sharrit. Ne do të përdorim shtegun më aventurier , destinacioni  jonë është burimi i lumit Lumbardhë i cili rrjedh nëpër luginat malore në qytetit e Prizrenit, vazhdon në Shqipëri dhe në fund derdhet në Detin Adriatik. Ajo që është karakteristike për Prevallën është se nga ana tjetër është burimi i një lumi me distancë prej 500 m, i quajtur Lepenc i cili i takon pellgut të  Detit Egje. Gjatë përshkimit të shtegut do të keni mundësi të shihni florën dhe faunën e mrekullueshme të Prevallës. Si dhe do të keni mundësi që nga distanca të shihni disa kafshë të egra, kryesisht dhi të egra.

 

 

Available departures

Unfortunately, no places are available on this tour at the moment