General

Kosova, e vendosur në Ballkanin Perëndimor, është një vend multietnik me një kulturë të pasur, të larmishme dhe unike. Një udhëtim në Kosovë në ditët e sotme do ta bind këdo që ky vend ka me të vërtet shumë për të ofruar. Kosova është e vendosur në zemër të Ballkanit, dhe kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Prishtina.

Dita 1 Prishtinë

Në aeroport ju do të mirëpriteni nga safi ynë, dhe do të takoheni me udhëzuesin tuaj, pas një udhëtimi prej 18 km me minibus për 25min ju do të jeni në hotel, pastaj do të bëni check in në hotel për dy netë qëndrim në Prishtinë ku do të keni një darkë mirëseardhje.

Dita 2 Prishtinë

Udhëtimi në qytet fillon pas mëngjesit në hotel në Prishtinë, me vizitimin e katedrales “Nënë Tereza”, pas kësaj do të vizitoni shtatoren “Nënë Tereza”, statunë “Skënderbeu”, “Xhaminë e Çarshisë”, “Sahat kullën”, “Muzeun e Kosovës” dhe “Muzeun etnologjik”, rreth orës 13:00 ju do të hani drekë, pas drekës në ora 14:00 ju do të udhëtoni 25km nga Prishtina për në Gadime me minibus për 30min, pas mbërritjes në Gadime do të vizitoni Shpellën e Gadimes. Pas përfundimit të vizitës do të ktheheni në Prishtinë të hani darkë, pas darkës do të riktheheni në hotel.

  • Statuja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut : Ai ishte një feudal shqiptar i shek. 15 që luftoi ta mbroj vendin nga Perandoria Osmane për më shumë se dy dekada, historia e regjistron si Hero kombëtar. Skënderbeu kishte ngritur flamurin e kuq me shqiponjën e zezë mbi shtëpinë e tij stërgjyshore, kështjellën e Krujës.
  • Muzeu i Kosovës: Kjo ndërtesë austro-hungareze, fillimisht u ndërtua për administratën rajonale të Kosovës. Prej vitit 1945 deri në vitin 1975 shërbeu si bazë e armatës popullore Jugosllave. Në vitin 1963, ju shit Muzeut të Kosovës, ndërkohë që gjatë viteve 1999-2002 ishte zyra kryesore e Agjencisë Evropiane për Rindërtim. Muzeu i Kosovës ka një koleksion të gjerë të objekteve arkeologjike dhe etnologjike. Në vitin 1998 (gjatë luftës), më shumë se 1247 objekte janë vjedhur nga serbët dhe janë dërguar në Beograd.
  • Muzeu etnologjik: është pjesë e Muzeut të Kosovës. Ky muze u hap më 27 korrik 2006, respektivisht, për publikun në shtator 2006. Ekspozita është e ndërtuar rreth katër temave që përfaqësojnë ciklin e jetës: lindjen, jetën, vdekjen, trashëgiminë shpirtërore.
  • Xhamia e Çarshisë: është ndërtesa më e vjetër e qytetit, është e ndërtuar në shekullin 15 nga Sulltan Bajaziti për të përkujtuar fitoren e Osmanëve në vitin 1389.
  • Sahat kulla: është e ndërtuar në shekullin nëntëmbëdhjetë, zilja origjinale u soll nga Moldavia dhe mbante mbishkrimin: “Kjo zile është ndërtuar në vitin 1764 nga Jon Maldova Rumenin”. Në vitin 2001 zilja origjinale është vjedhur. Në të njëjtin vit, trupat e KFOR-it francez kanë ndërruar mekanizmin e vjetër të orës me një mekanizëm elektrik.
  • Shpella e Gadimes: është një nga atraksionet më të vizituara në Kosovë. Kjo shpellë u zbulua më 1969 ku njëra nga familjet vendore hasi në gjurmët e shpellës duke u munduar të hapte themelin për shtëpinë e tyre. Pesë vite pas zbulimit të saj, aju u bë e hapur për vizitorë.Stalagmitet, stalaktitet janë karakteristika të rralla të shpellës. Rreth 1500m janë hetuar deri më tani, ndërkohë që 800m hapësirë të saj mund të vizitohen.

Dita 3 dhe 4 Prekaz-Mirushë-Pejë-Bogë

Pas mëngjesit në hotel në Prishtinë, do të udhëtoni 60km me minibus nga Prishtina për në Prekaz për 1 orë. Pas mbërritjes në Prekas do të vizitoni Memorialin Adem Jashari, pastaj do të udhëtoni 40 km me minibus nga Prekazi për në Mirushë për 1 orë. Pas mbërritjes në Mirushë do të vizitoni ujëvarat e Mirushës, më pas do të udhëtoni 35km nga Mirusha për në Pejë për 45min. Pas mbërritjes në Pejë rreth orës 13:00 do të hani drekë, pas drekës vazhdon udhëtimi ku do të vizitoni Manastirin e Patriarkanës,Kullën e Haxhi Zekës, Kullën e Jashar Pashës, Xhaminë e Bajraklis, dhe rrugën e vjetër të Çarshisë. Udhëtimi nëpër qytet përfundon me rrugën e vjetër të Çarshisë, pastaj do të bëni check in në hotel për një natë qëndrim në Pejë, pastaj do të hani darkë.
Në mëngjesin e ditës së 4 pas mëngjesit në hotel në Pejë ju do të udhëtoni 20km nga Peja për në Bogë (Gryka e Rugovës) për 40min. Gjatë transkriptimit të kësaj rruge gjarpërore ju do të magjepseni nga bukuria natyrore e këtij rajoni. Vlen të përmendet Gryka e Rugovës me gjatësi prej rreth 10km, është një nga kanionet më të thellë në vend dhe në Evropë. Gjithashtu ju do të çuditeni nga gurët e mrekullueshëm dhe ujëvarat që burojnë nga këto shkëmbinj dhe shumë gjëra tjera të bukura. Pas mbërritjes në Bogë ju do të bëni një check in në hotel për një natë qëndrim, pastaj do ta vizitoni fshatin malor.

  • Memoriali Adem Jashari: është njëri nga vendet me reflektimin më të rëndësishëm të luftës për Kosovën dhe banorët e saj, është i vendosur në Prekaz-fshati ku janë të vendosura shtëpitët e familjes Jashari, ky vend njihet si katalizator për kryengritjen e shqiptarëve në Kosovë kundër shtypjes serbe.
  • Ujëvarat e Mirushës : janë një seri ujëvarash që gjinden në lumin Mirusha, degë e Drinit të Bardhë, në Kosovë. Ujëvarat kanë, me kalimin e kohës, krijojn kanione dhe shpella të cilat janë të njohura në të gjithë Kosovën.
  • Manastiri i Patriarkanës : është një kompleks i manastireve, i cili është i vendosur në qytetin e Pejës përgjatë rrugës drejt Grykës së Rugovës. Në ditët e sotme ky kompleks i takon besimtarëve ortodoks-krishter.
  •  Xhamia e Bajraklis : është një nga ndërtesat më të rëndësishme arkitektonike dhe të shenjta nga periudha e Perandorisë Osmane, ajo është ndërtuar ne gjysmën e dytë të shekullit XV. Ka strukturë me kupolë mbi krye dhe për rreth varreza.
  • Kulla e Gockaj-ve : Kullat janë një dëshmi e arkitekturës të veçantë të përdorur në ndërtimin dhe ekspertizat e populates lokale me gurë. Kulla duhet të shihet nga brenda, veçanërisht dhoma e ndejës dhe musafirëve me oxhak të veçant, raftet, mbajtëset e dritareve të mbushura me punime dore etj.
  • Rruga e vjetër e Çarshisë : Është shumë interesante dhe tërheqëse për ta vizituar pasi që paraqet  një arkitektur tipike orientale. Aty mund të gjenden dyqane të ndryshme artizanale origjinale si: Plisat Shqiptar (kapele-krijuesit),fustan-krijuesit, sixhade (qilim)-krijuesit, këpuctar,orëtar, argjendarë etj.Pjesa më e ruajtur në “Çarshinë e Gjatë” është pjesa e quajtur “Rethishtja”, ku në mesin e saj gjendet një fontanë e vjetër.
  • Boga : është një fshat i vogël malor dhe gjithashtu një fshat turistik në Kosovën perëndimore. Boga është e vendosur në rangun e Alpeve Shqiptare në një lartësi prej rreth 1.300m-1.400m. Afër fshatit ndodhen “Maja Hajla” në 2.403m dhe Bistrica e Pejës që ka burimin e vet jo shumë larg nga fshati. Boga është e rrethuar nga malet ku shumica e tyre janë piktoreske.

Dita 5 Deçan – Gjakovë

Pas mëngjesit në hotel në Bogë, do të udhëtoni 40km me minibus nga Boga për në Deçan për 1 orë. Në Deçan do të vizitoni Kullën e Isniqit dhe Manastirin e Deçanit. Pastaj do të udhëtoni 20 km nga Deçani për në Gjakovë për 30 min. Pas mbërritjes në Gjakovë, do të bëni një check in në hotel për një natë qëndrim.Udhëtimi rreth qytetit nis me vizitimin e Urës së Tabakëve, Xhaminë e Hadumit, Museum Etnografik, rreth orës 14:00 do të hani drekë, pas drekës vazhdon udhëtimi ku do të vizitoni Teqen e Bektashinjve, Kullën e Sulejman Vokshit, Kullën e Gani Mehmetit. Udhëtimi rreth qytetit përfundon me vizitën e Kullës së Gani Mehmetit, pastaj ju do të hani darkë dhe do të ktheheni në hotel.

  • Manastiri i Deçanit : manastiri serb ortodoks Visoki Decani ndodhet pran qytetit është 36 metra.Është ndërtuar mes viteve 1327 dhe 1335 nga mbreti mesjetar Stefan Uros III dhe ishte dedikuar Ngritjes së Zotit. Manastiri është i vendosur në luginën e Deçanit, konsinderohet si manastiri mesjetar më i madh dhe më i ruajtur në Kosovë.
  • Ura e Tabakëve – shek.18, është një urë e madhe guri me njëmbëdhjetë harqe, thuhet të ketë qenë ndërtuar treqind vjet më pare nga robaqepësit e Gjakovës dhe Prizrenit, si një lidhje shumë e rëndësishme për më shumë rrugë strategjike të tregëtisë të njohur si Egnatia ( rrugë e ndërtuar nga romakët në shekullin e 2pes).
  • Xhamia e Hadumit- është një objekt skaral.Objekti është ndërtuar gjatë sundimit të Perandorisë Osmane , në dekadën e fundit të shekullit 16.
  • Teqja e Bektashinjëve – është ndërtuar në vitin 1790 në zemër të Çarshisë së madhe në Gjakovë.Duke qenë e para e këti lloji, kjo teqe është përfaqësuar nga Bektashinjët. Sipas legjendës tarikati Bektashinjë u krijua nga Haxhi Bektash Veliu bë Anadolu gjatë shekullit 13. Në Gjakovë Teqja Bektashiane u shkatërrua nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Mijëra libra, duke përfshirë edhe 58 dorëshkrime ishin djegur pasi që I tërë objekti u shkatërrua. Teqja Bektashiane u rindërtua në vitin 2004-2006 në mënyrë që besimtarët të jenë në gjendje ti kryejn ritualet e tyre shpirtërore.

Dita 6 Prizren

Pas mëngjesit në hotel në Gjakovë, do të udhëtoni 40km me minibus nga Gjakova për në Prizren për 50 min. Pas mbërritjes në Prizren ju do të bëni check in në hotel për një natë qendrim ne Prizren. Udhëtimi në qytet fillon duke vizituar Urën e Gurit, Hamamin e Gazi Mehmet Pashës, Xhaminë e Sinan Pashës, rreth orës 14:00 ju do të hani drekë, pas drekës vazhdon udhëtimi ku do të vizitoni Shtëpin Muze e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Kalanë e Prizrenit. Udhëtimi nëpër qytet përfundon me vizitimin e Kalasë, pastaj do të hani darkë dhe do të ktheheni në hotel.

  • Ura e Gurit – është e vendosur në bërthamën e vjetër të qytetit,meqë lumi e ndanë në dysh pjesën e vjetër të qytetit, Ura e Gurit ka luajtur ( dhe luan) rol të rëndësishëm në zhvillimin e tregëtisë dhe jetës në përgjithësi. Ura ka tre harqe, ku harku i mesëm është më i madh kurse harqet anësore janë më të vogla dhe jo të njejta që e bën urën asimetrike.
  • Hamami i Gazi Mehmet Pashës – gjendet në qendër të qytetit pranë xhamisë së Kukli-Mehmed beut dhe xhamisë së Emin Pashës, është ndërtuar në vitin 1563-74.Në portën kryesore është vendosur pllaka me mbishkrimin (1833)e cila tregon datën e restaurimit të hamamit nga ana e vëllezërve Tahin dhe Mehmed Pashë Rrotulli.Hamami ka shërbyer si banjë publike deri në vitin 1927/44 dhe u bë pjesë integrale e jetës shoqërore dhe kulturore.U shpall përmendore kulturore në vitin 1954.
  • Xhamia e Sinan Pashës- edhe pse nuk është xhamia më vjetër e Prizrenit, ajo pa dyshim është xhamia më e bukur e qytetit dhe më gjerë. Pozita e saj e bën që të dominoj mbi sheshin dhe çarshinë e vjetër të Prizrenit. E vlerësuar si një nga veprat më të bukura të arkitekturës Islame në Ballkan, ajo dominon mbi horizontin e Prizrenit dhe është simboli i saj identifikues.
  • Shtëpia Muze e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – është shtepia historike në të cilën është mbajtur Lidhja e Prizrenit më 10 qershor 1878, ku patriotet shqiptare u mblodhën për të formuar një program politik, ushtarak e kulturor për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër perandorisë Osmane.
  • Kalaja e Prizrenit-gjindet në jug-lindje të qytetit Prizren, konsiderohet të jetë simboli i qytetit dhe një element me rëndësi në identitetin kulturor të Kosovës. E ndërtuar në një kodër të lartë, në një ambient piktoresk dhe në një pozitë jashtëzakonisht strategjike, Kalaja ngrihet mbi qytet sikurse edhe mbi luginën e thellë të Lumëbardhit.

Dita 7 Kthimi në Prishtinë

Pas mëngjesit në hotel në Prizren, ju do të dërgoheni në aeroport për fluturimin kthyes.

 

Available departures

Unfortunately, no places are available on this tour at the moment