General

Gadishulli Ballkanik, gjerësisht i referuar si Ballkani, është një rajon gjeografik i Evropës Juglindore. Rajoni e merr emrin e vet nga malet e Ballkanit që shtrihen në perëndim të Kroacisë dhe në lindje të Bullgarisë.Rajoni është i banuar nga shqiptarët, bullgarët, boshnjakët, kroatët, goranët, grekët, maqedonasit, malazezët, serbët, rumunët, arumunët, turqit, dhe grupe të tjera etnike si pakicat  që janë të pranishëm në vende të caktuara si romët. Feja më e madhe në Ballkan është Krishtërimi Orthodoks, e ndjekur nga Krishtërimit katolik dhe Islami.Sipërfaqja e përgjithshme e Ballkanit është 257.400 kilometra katror dhe popullsia është 59.297.000 (est. 2002). Ballkani takohet me Detin Adriatik në veriperëndim, Deti Jon në jugperëndim, Mesdheun dhe Detit Egje në jug dhe juglindje, dhe Detin e Zi në lindje dhe verilindje.Pika më e lartë e Ballkanit është mali Musala 2925 metra (9596 ft) në malet Rila në Bullgari.

Dita 1 Prishtinë

Në aeroport ju do të mirëpriteni nga safi ynë, dhe do të takoheni me udhëzuesin tuaj, pas një udhëtimi prej 18 km me minibus për 25min ju do të jeni në hotel, pastaj do të bëni check in në hotel për dy netë qëndrim në Prishtinë ku do të keni një darkë mirëseardhje.

Dita 2 Prishtinë

Udhëtimi në qytet fillon pas mëngjesit në hotel në Prishtinë, duke vizituar Katedralen “Nënë Tereza”, pastaj do të vizitoni “ Statunë e Skënderbeut”, “ Xhaminë e Çarshisë”, “Sahat Kullën”, “Muzeun e Kosovës” dhe “ Muzeun Etnologjik” , pas vizitimit të “ Muzeut Etnologjik” rreth orës 12:30 do të udhëtoni 80km me minibus nga Prishtina për në Prizren, rreth orës 13:30 do të jeni në Prizren dhe do të hani drekë, pas drekës do të filloni udhëtimin nëpër qytet ku do të vizitoni: “Kalanë e Prizrenit”, “Urën e Gurit”, “ Hamamin e Gazi Mehmet Pashës”, “ Xhaminë e Sinan Pashës”, “Shtëpinë Muze”. Pas vizitimit të “Shtëpisë Muze” rreth orës 18:00 do të udhëtoni 20 km nga Prizreni për në Hotel Sharri. Rreth orës 18:30 do të jeni në Hotel Sharri ku do të bëni check in për një natë qëndrim dhe do të hani darkë gjithashtu.

  •  Nënë Tereza (26/08/1910-5/09/1997):ishte një motër katolike dhe një misionare me origjinë shqiptare që shumincën e jetës e kaloi në Indi. Nënë Tereza themeloi “Misionarët e Bamirësisë”- një kongregacion i besimit katolik, i cili në vitin 2012 përbëhej nga më shumë se 4.500 motra dhe është aktiv në 133 vende. Ata udhëheqin: strehimore dhe shtëpi për personat që jetojnë me HIV/AIDS, lebër dhe tuberkuloz; kuzhina, dispanseri dhe klinika të lëvizshme; programe këshillimi për fëmij dhe familje; jetimore; dhe shkolla. Anëtarët e institutit duhet ti zotohen dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes dhe kushti i katërt për të dhënë “shërbim me gjith zemrën për të varfurit e varfërisë”. Nënë Tereza ishte përfituese e nderimeve të shumta, duke përfshirë Çmimin Nobel për Paqe më 1979. Në vitin 2003 ajo u emërua si “Tereza e Bekuar e Kalkutës”.
  •  Statuja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut : Ai ishte një feudal shqiptar i shek. 15 që luftoi ta mbroj vendin nga Perandoria Osmane për më shumë se dy dekada, historia e regjistron si Hero kombëtar. Skënderbeu kishte ngritur flamurin e kuq me shqiponjën e zezë mbi shtëpinë e tij stërgjyshore, kështjellën e Krujës.
  • Sahat kulla: është e ndërtuar në shekullin nëntëmbëdhjetë, zilja origjinale u soll nga Moldavia dhe mbante mbishkrimin: “Kjo zile është ndërtuar në vitin 1764 nga Jon Maldova Rumenin”. Në vitin 2001 zilja origjinale është vjedhur. Në të njëjtin vit, trupat e KFOR-it francez kanë ndërruar mekanizmin e vjetër të orës me një mekanizëm elektrik.
  • Xhamia e Çarshisë: është ndërtesa më e vjetër e qytetit, është e ndërtuar në shekullin 15 nga Sulltan Bajaziti për të përkujtuar fitoren e Osmanëve në vitin 1389.
  • Muzeu i Kosovës: Kjo ndërtesë austro-hungareze, fillimisht u ndërtua për administratën rajonale të Kosovës. Prej vitit 1945 deri në vitin 1975 shërbeu si bazë e armatës popullore Jugosllave. Në vitin 1963, ju shit Muzeut të Kosovës, ndërkohë që gjatë viteve 1999-2002 ishte zyra kryesore e Agjencisë Evropiane për Rindërtim. Muzeu i Kosovës ka një koleksion të gjerë të objekteve arkeologjike dhe etnologjike. Në vitin 1998 (gjatë luftës), më shumë se 1247 objekte janë vjedhur nga serbët dhe janë dërguar në Beograd.
  • Muzeu etnologjik: është pjesë e Muzeut të Kosovës. Ky muze u hap më 27 korrik 2006, respektivisht, për publikun në shtator 2006. Ekspozita është e ndërtuar rreth katër temave që përfaqësojnë ciklin e jetës: lindjen, jetën, vdekjen, trashëgiminë shpirtërore.
  • Kalaja e Prizrenit-gjindet në jug-lindje të qytetit Prizren, konsiderohet të jetë simboli i qytetit dhe një element me rëndësi në identitetin kulturor të Kosovës. E ndërtuar në një kodër të lartë, në një ambient piktoresk dhe në një pozitë jashtëzakonisht strategjike, Kalaja ngrihet mbi qytet sikurse edhe mbi luginën e thellë të Lumëbardhit.
  • Ura e Gurit – është e vendosur në bërthamën e vjetër të qytetit,meqë lumi e ndanë në dysh pjesën e vjetër të qytetit, Ura e Gurit ka luajtur ( dhe luan) rol të rëndësishëm në zhvillimin e tregëtisë dhe jetës në përgjithësi. Ura ka tre harqe, ku harku i mesëm është më i madh kurse harqet anësore janë më të vogla dhe jo të njejta që e bën urën asimetrike.
  • Hamami i Gazi Mehmet Pashës – gjendet në qendër të qytetit pranë xhamisë së Kukli-Mehmed beut dhe xhamisë së Emin Pashës, është ndërtuar në vitin 1563-74.Në portën kryesore është vendosur pllaka me mbishkrimin (1833)e cila tregon datën e restaurimit të hamamit nga ana e vëllezërve Tahin dhe Mehmed Pashë Rrotulli.Hamami ka shërbyer si banjë publike deri në vitin 1927/44 dhe u bë pjesë integrale e jetës shoqërore dhe kulturore.U shpall përmendore kulturore në vitin 1954.
  • Xhamia e Sinan Pashës- edhe pse nuk është xhamia më vjetër e Prizrenit, ajo pa dyshim është xhamia më e bukur e qytetit dhe më gjerë. Pozita e saj e bën që të dominoj mbi sheshin dhe çarshinë e vjetër të Prizrenit. E vlerësuar si një nga veprat më të bukura të arkitekturës Islame në Ballkan, ajo dominon mbi horizontin e Prizrenit dhe është simboli i saj identifikues.
  • Shtëpia Muze e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – është shtepia historike në të cilën është mbajtur Lidhja e Prizrenit më 10 qershor 1878, ku patriotët shqiptar u mblodhën për të formuar një program politik, ushtarak e kulturor për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër perandorisë Osmane.

Dita 3 Shkup- Ohër

Pas mëngjesit në hotel Sharri, do të udhëtoni 80 km me minibus nga Hotel Sharri për në Shkup për rreth 1 orë 30min. Pas mbërritjes në Shkup rreth orës 11:00 së pari do të keni një pushim të shkurt për kafe pastaj do të filloni ta vizitoni qytetin ku do të vizitoni Kalanë e Shkupit , Xhaminë e Mustafë Pashës dhe Çarshinë e Vjetër. Pas vizitimit të Çarshisë rreth orës 12:00 do të hani drekë, pas drekës në ora 13:00 do të udhëtoni 170km nga Shkupi për në Ohër. Rreth orës 15:20 do të jeni në Ohër ku do të vizitoni Kishën e Shën Sofisë, Teatrin Antik, dhe Çarshinë e Ohërit. Pas vizitimit të Çarshisë, rreth orës 19:00 do të bëni check in në hotel për një natë qëndrim dhe do të hani darkë gjithashtu.

  • Kalaja e Shkupit- Kalaja e vjetër e qytetit u ndërtua nga bizantinët në shekullin e 6-të, dhe ende mbetet struktura dominuese në qytet. Ajo u shkatërrua pjesërisht nga tërmeti i vitit 1963, por u rindërtua përsëri. Kalaja është njëra ndër vendet më të dalluara në qytet së bashku me urën e gurit dhe statujat e reja në sheshin Maqedonia. Pamja e qytetit nga kalaja është e mrekullueshme.
  • Xhamia e Mustafë Pashës- është e vendosur afër Çarshisë së Vjetër është njëra nga dëshmitë e mbetura nga koha e pushtimit turk. U ndërtua në vitin 1492 nga veziri i sulltanit , dhe paraqet një nga mbetjet më të bukura osmane në vend. Ajo ka një pamje të mrekullueshme mbi Çarshinë e Vjetër dhe ka kopshtin e vet. Xhamia u restaurua në kohën e fundit, por bukuria dhe thjeshtësia e saj në ndërtim mbetet e njëjtë që nga shekulli i 15-të.
  • Çarshia e vjetër – Ka qenë një qendër për tregëtinë dhe tregtarët që në fillim të shekullit të 12-të dhe sot ajo përfaqëson një vend të rëndësishëm të trashëgimisë për qytetin. Çarshia është një përfaqësim i gjallë për të kaluarën e vendit dhe trashëgiminë e saj nga Perandoria Osmane. Ende ka dyqane autentike për bizhuteri dhe produkteve handikrafte kjo mund të jetë një parajsë për mbedhësit e artit dhe produkteve origjinale. Dyqanet e kafes dhe çajit në mënyrë të përkryer i përshtaten mjedisit të përjetshëm dhe ofrojnë një përvojë origjinale për çdo udhëtar.
  • Kisha e Shën Sofia-është e vendosur në qytetin e Ohrit .Kisha u ndërtua gjatë Perandorisë së parëBullgare,gjatë sundimit të Knyaz Boris I (852-889). Brendësia e kishës mban afreske të shekullit 11,12,13 të cilat përfaqësojnë disa nga arritjet më të rëndësishme të pikturrës bizanntine.
  • Teatri antik –është ndërtuar në vitin 200 pes dhe është i vetmi i tipit Helenistik. Gjatë kohës romake teatri është përdorur për luftra të gladiatorëve, gjithashtu si një vend i ekzekutimeve të krishterëve nga romakët , ai shpejt u kthye në një vend shumë të papëlqyeshëm nga vendasit. Në fakt si rezultat i këti mos pëlqimi teatri u braktis dhe u varros nga vendasit, pas shuarjes së Perandorisë Romake. Që nga fundi i viteve 1980, teatri është përsëri një vend i shfaqjeve publike, të tilla si koncerte,opera,balet etj.
  • Çarshia e Ohërit- është pjesa më e gjallë e Ohrit, Ajo fillon me tregun e fermerit dhe një shesh të vogël dhe përfundon në portin kryesor. Një pemë e vjetër 1000 vjeçare ende qëndron në mes të sheshit. Veçanërisht interesante janë produktet e baltës, instrumentet muzikore të vjetëra maqedone dhe qëndisja e famshme maqedone.

Dita 4 Tiranë-Krujë-Shkodër

Pas mëngjesit në hotel në Ohër do të udhëtoni 140km me minibus nga Ohëri për në Tiranë për 2 orë. Rreth orës 11:00 do të jeni në Tiranë së pari do të keni një pushim të shkurt për kafe pastaj do të vizitoni Muzeun Historik Kombëtar, Xhaminë e Et`hem Beut, Galerinë kombëtare të arteve. Pas vizitimit të Galerisë së arteve në ora 13:00 do të hani drekë, pas drekës në ora 14:00 do të udhëtoni 40 km nga Tirana për në Krujë. Rreth orës 14:40 do të jeni në Krujë ku do të vizitoni Çarshinë Traditcionale, Kalanë e Krujës dhe Muzeun Etnografik që gjendet brenda Kalasë së Krujës. Pas vizitimit të Kalasë së Krujës rreth orës 18:00 do të udhëtoni 90 km nga Kruja për në Shkodër. Rreth orës 19:00 do të jeni në Shkodër ku do të bëni një check in për një natë qëndrim dhe do të hani darkë gjithashtu.

  • Muzeu Historik Kombëtar është muzeu më i madh i vendit. Ai u hap më 28 tetor 1981 dhe është 27.000 m2, ndërsa 18.000 m2janë në dispozicion për ekspozita. Mozaiku gjigant i shfaqur në hyrjen kryesore është i emëruar “ Shqiptarët”. Muzeu përfshin pavionet e mëposhtme: Antikitetin, Mesjetën, Ikonografinë, Kulturën e Shqipërisë, Rezistencën shqiptare në luftën e dytë botërore dhe ndaj gjenocidit komunist.
  •  Xhamia e Et`hem beut-ndërtimi fillori në vitin 1789 nga Molla beu dhe u përfundua në vitin 1823 nga djali i ti Haxhi Et`hem beu. Mbyllur nën sistemin komunist xhamia u rihap si shtëpi adhurimi në vitin 1991 pa leje nga autoritetet. 10.000 njerëz të guximshëm morën pjesë dhe policia nuk ka ndërhyrë. Ngjarja ishte një moment historic në rilindjen e lirisë fetare në Shqipëri.
  • Galeria Kombëtare e artit ka një fond prej mbi 4.000 veprave të artit nga autorët shqiptarë dhe të huaj, që përfshinë shtatë shekuj të trashëgimisë kulturore shqiptare.
  • Çarshia Tradicionale-ndodhet në rrugën për në Kalanë e Krujës, një Çarshi mesjetare me zeje tradicionale si filigran,alabastër, argjend, bakër, objekte të bëra nga druri,qilima leshi etj. Veçori kryesore e Çarshisë është se të gjitha dyqanet janë bërë prej drurit.
  • Kalaja e Krujës – u ndërtua gjatë shekujve të 5 dhe 6 ka një formë eliptike me sipërfaqe totale prej 2.25 hektarë. Muret rrethuese janë të përforcuar nga nëntë kulla që shërbenin si objekte vëzhgimi dhe sinjalizimi gjatë kohës së luftës. Brenda mureve të kalasë ende mund të gjenden themelet e disa shtëpive.

Dita 5 Shkodër-Ulqin

Pas mëngjesit në hotel në Shkodër, do të filloni udhëtimin nëpër qytet ku do të vizitoni Kalanë e Rozafës, Katedralen Shën Stefani, Muzeun Historik. Pas vizitimit të Muzeut Historik në ora 13:00 do të hani drekë. Pas drekës në ora 14:00 do të udhëtoni 40km nga Shkodra për në Ulqin, rreth orës 15:00 do të jeni në Ulqin ku do të vizitoni Muzeun e Historisë lokale, Sahat Kullën, dhe Kalanë e Ulqinit.Pas vizitimit të kalasë rreth orës 19:00 do të bëni check in në hotel për një natë qëndrim dhe do të hani darkë gjithashtu.

  • Kalja e Rozafës- është një kala afër qytetit të Shkodrës.Ajo ngrihet mbi një kodër shkëmbore, 105metra mbi nivelin e detit, rrethuar nga lumenjtë Buna dhe Drin. Kodra ka qenë e vendosur aty që nga lashtësia. Kalaja ishte një kala ilire deri sa u pushtua nga romakët në vitin 167 p.k. Legjenda është në lidhje me historinë e tre vëllezërve të cilët kishin vendosur ta ndërtonin një kështjellë.Ata punuan tërë ditën por muret u rrëzuan gjatë natës.Ata e takuan një njeri të vjetër të zgjuar i cili i këshilloi ata që duhet ta sakrifikojnë ndokë në mënyrë që muret të qëndrojnë. Të tre vëllezërit e patën shumë të vështirë të vendosin se kë ta sakrifikojnë.Së fundi, ata vendosën që ta sakrifikojnë njërën nga gratë e tyre që do të sjellte drekën ditën e ardhshme.Pra, ata ranë dakord që cilado prej bashkëshorteve të tyre do ta sjellte drekën ditën e nesërme ajo do të murosej në muret e kështjellës. Ata gjithashtu premtuan se nuk do të ju tregojnë grave të tyre për këtë marrëveshje. Të dy vëllezërit më të vjetër atë natë ia shpjeguan grave të tyre situatën, ndërsa vëllai më i vogël i ndershëm nuk tha asgjë. Të nesërmen pasdite vëllezërit me pa durim po prisnin për të pare se cila nga grate po mbante shportën e ushqimit.Ajo ishte Rozafa, gruaja e vëllait të vogël. Ai i shpjegoi asaj marrëveshjen që ata kishin bërë, se që ajo duhej të flijohej dhe të murosej në muret e kështjellës në mënyrë që kështjella të ndërtohej.Ajo nuk protestoi. Besnikëria e vëllait të vogël dhe sakrifica e jetës së gruas së tij portretizohen si elemente me rëndësi simbolike.Rozafa të cilës i ishte përkushtuar fati që të murosej në muret e kështjellës ishte e shqetësuar për djalin e saj të vogël, ajo pranoi të murosej por me kusht që të lihen jasht: gjiri i saj i djathtë për ta ushqyer djalin e saj të posalindur, syri i djathtë për ta shikuar atë, dorën e djathtë të kujdeset për të dhe këmbën e saj të djathtë ta lëkund djepin e tij. Thuhet se qumështi ende rrjedh në njërin prej mureve të kështjellës.
  • Katedralja e Shën Stefanit: Është njëra nga katedralet më të vjetra në Shkodër. Një tërmet në vitin 1905 dhe bombardimi më 12 mars 1913 gjatë rrethimit të Shkodrës kanë dëmtuar kullën e ziles dhe orën, të cilat ishin dhuruar nga vëllezërit Kakarriqi. Në vitin 1925 familja Kakarriqi bleu një orë e cila ka punuar deri në vitin 1967, kur kisha u transformua në një Pallat të Sporteve pas revolucionit kulturor. Ironikisht dhe Kongresi i Grave Komuniste të Shqipërisë u mbajt në Katedrale në vitin 1973.Kullat u shkatërruan në vitin 1967. Në vitin 1990 u rihap Katedralja dhe me 11 nëntor 1990 u mbajt për here të pare meshë që nga vitin 1967. Një meshë simbolike u mbajt më 21 mars 1991. Në vitin 1993 ajo u vizitua nga Papa Gjon Pali II.
  • Muzeu Historik – u themelua në vitin 1949, bazuar në koleksionet e mbledhura nga Jezuitët dhe murgjit françeskanë në fund të shekullit të 19-të, si dhe koleksione private të dhuruara nga familjet në Shkodër. Muzeu është vendosur brenda një ndërtese monumentale të shekullit të 19-të, në shtëpinë masive të familjes së Osa Kuka, një tregëtar i pasur i klasës së mesme. Shtëpia në vetvete është aq interesante si muze: e rrethuar me mure të fortifikuara, ndërtesa është një shtëpi tipike e një tregëtari duke evidentuar rolin e Shkodrës si qytetin e tregëtarëve përgjatë rrugës antike tregtare mes Detit Mesdhe dhe Kosovës.
  • Muzeu i historisë lokale: është një muze lokal që gjindet në kala. Nëpërmjet ekspozitave nga koleksioni arkeologjik,etnografik dhe artistik në muzeun e historisë lokale ju mund të mësoni në lidhje me jetën në Ulqin që nga shek 5 para krishtit deri në periudhën turke.
  •  Sahat kulla-është ndërtuar në vitin 1754 me paratë e mbledhura nga donacionet e bëra nga qytetarët e Ulqinit. Detyra kryesore e kullës ishte për “të thirrur” njerëzit në punë dhe të mos ta harronin kohën. Vendndodhja është zgjedhur me kujdes, mund të shihet nga çdo pjesë e qytetit, por jo nga pjesët e reja. Ka bazë drejtkëndëshe. Gjendet afër Xhamisë së Namazgjahut dhe Xhamisë së Kryepazarit. Sot,për fat të keq nuk është funksional.
  • Kalaja e Ulcinj- e njohur edhe si qyteti i vjetër i Ulqinit është një kala e lashtë dhe lagje në Ulqin, Mal të Zi. Ajo është ndërtuar mbi një gadishull të vogël në anën e djathtë të Gjirit Rëra, e cila është pjesë e Detit Adriatik. Ajo është ndërtuar për herë të parë nga ana e ilirëve, për këtë është dëshmi muri shumë i madh që ndodhet në pjesën veriperëndimore të tij. Rreth kësaj kështjellë u zhvillua qyteti modern e Ulqinit.Kalaja është restauruar disa herë gjatë vitit të kaluarën e saj, ndryshime të rëndësishme janë bërë nga ana e bizantinëve, venedikasve dhe osmanëve.

Dita 6 Kotor-Dubrovnik

Pas mëngjesit në hotel në Ulqin do të udhëroni 85 km nga Ulqini për në Kotor për rreth 1orë 30min. Rreth orës 11:00 do të jeni në Kotor, së pari do të keni një pushim të shkurt për kafe pastaj do të vizitoni Katedralen e Shën Tryfon-it,Muzeun Detar dhe Qytetin e vjetër të Kotorit. Pas vizitimit të qytetit të vjetër rreth orës 13:00 do të hani drekë, pas drekës në ora 14:00 do të udhëtoni 90km nga Kotori për në Dubrovnik për rreth 2 orë. Rreth orës 16:00 do të jeni në Dubrovnik ku pas një pushimi të shkurtër do të vizitoni “Muret e qytetit”, Galerinë Moderne të artit, Katedralen e Dubrovnikut, Pallatin e Rektorit. Pas vizitimit të pallatit rreth orës 19:00 do të shkoni në hotel, do të bëni një check in për një natë qëndrim dhe do të hani darkë gjithashtu.

  •  Katedralja e Shën Tryfon-it- është ndërtuar për herë të parë në shekullin 11, u rindërtua pas tërmeteve. I përket arkitekturës romake-gotike. Kishëza mban eshtrat e Shën Tryfon-it, mbrojtësi i shenjt i Kotorit.
  • Muzeu Detar- Kujtimet e atyre ditëve dhe viteve të shkuara të lundrimit, sukseset e detarëve të famshëm të Kotorit, artistët, anije ndërtuesit,ndërtuesit e veprave artizanale, diplomat, ndërmjetësuesit ndërmjet perëndimit dhe lindjes, ndodhen në muzeun detar, që gjendet në pallatin barok Grguri. Në muze mund të gjenden në tre katet portrete të kapitenëve të famshëm, modelet të vjetra të galerave dhe anijeve me vela, instrumente të lundrimit, fotografi, uniforma, armët, piktura, dhe modele anijesh.
  •  Qyteti i vjetër – është pjesa më e famshme e Kotorit , ku historia, kultura dhe tradita e Kotorit janë duke u ruajtur.Qyteti i vjetër i Kotorrit ka një numër të madh të monumenteve të arkitekturës mesjetare: kisha, katedrale, pallate, dhe muzeume. Ato janë të plotësuar me morinë e rrugëve të ngushta, sheshe, dhe tregjeve.
    • Muret e qytetit-gjëja e pare që çdo visitor duhet të paguaj është hyrja për në muret e qytetit. Kryesor është ai nga Pile Gate. I drejtuar drejt Adriatikut ju shumë shpejt do ti zbrisni shkallët që ju lejojnë një pamje madhështore të detit blu në njërën anë dhe çatitë e kuqe të shtëpive, terasave në anën tjetër. Ka edhe disa kafene në fund të portit.
  •  Galeria Moderne e Artit – vetëm pak larg Qytetit të vjetër , ish Banac Mansion pëmbanë katër kate dhe nëntë dhoma me hapësira për ekspozim, me koleksion të përhershëm që përfshinë shumë vepra nga Cavtat Vlaho Vukovac. Zakonisht së paku shfaqet një ekspozitë gjatë verës nga ndonjë artist Kroat apo ndërkombtar, dhe shfaqen ngjarjet e fundit të artit.
  • Pallati i Rektorit- monumenti më i rëndësishëm në Dubrovnik, Pallati i Rektorit u rindërtua dy here. Së pari nga Onofrio della Cava, ishte në stilin venecian-gotik, i dukshëm në dizajnin e dritareve të ndërtesës sapo ju të ngjiteni në shkallët e lagjes ku ndodhet ndërtesa.Në katin e pare në të dy anët e oborrit janë burgu dhe sallat e gjyqit të Republikës Ragusa që shfaqin stilin e artit kishtar mesjetar. Lart, ku çdo Rektor ka jetuar për gjatë muajve të udhëheqjes është një shumëllojshmëri e çuditshme e artikujve: karrike të larta, rroba të magjistarëve dhe paruke, portrete të njerëzve të shquar vendas dhe një raft librash Ivo Rudenjak të gdhendur bukur. Karakteristike është një orë e cila është e caktuar në 05:45, në mbrëmje kur trupat e Napoleonit kanë hyrë në vitin 1806.

Dita 7 Mostar –Sarajevë

Pas mëngjesit në hotel në Dubrovnik, do të udhëtoni 95 km nga Dubrovniku për në Mostar për rreth 2orë. Rreth orës 11:00 do të jeni në Mostar,së pari do të keni një pushim të shkurt për kafe pastaj do të vizitoni : Urën e vjetër- Stari Most, Muzeun, Shtëpin e Musibegovica, Muzeu historik të Hercegovinës, Xhaminë e Koski Mehmed Pashës. Pas vizitimit të kësaj xhamie rreth orës 13:00 do të hani drekë, pas drekës në ora 14:00 do të udhëtoni 140 km nga Mostari për në Sarajevë për rreth 2orë. Rreth orës 16:00 do të jeni në Sarajevë së pari do të keni një pushim të shkurt për kafe pastaj do të vizitoni: Çarshinë Bascarsija, Urën Latine, Kalanë e verdhë, Muzeun e Luftës së Sarajevës, Xhaminë Begova. Pas vizitimit të Xhamisë Begova, rreth orës 19:00 do të bëni check in në për një natë qëndrim dhe do të hani darkë gjithashtu.

  • Stari Most – Ura e vjetër- u ndërtua nga turqin në vitin 1566, ajo u shkatërrua në vitin 1993, por u rindërtua në vitin 2004.Ura është një ndër vendet më me rëndësi për Mostarin dhe është konsiderohet trashëgimi botërore e UNESKO. Ura është e lartë 21m dhe shpesh here mund ti shihnin anëtarët e Klubit të Zhytjes të Mostarit.
  •  Muzeu – Përfshin ekspozita mbi historinë e urës,një pamje panoramike nga maja, dhe hyrjet në gërimimet e poshtme së bashku me videot e detajuara të rindërtimit të urës.
  •  Shtëpia e Muslibegovica – u ndërtua 300 vjet më pare, ajo është konsideruar si shtëpia më e bukur nga periudha osmane në Ballkan. Shtëpia është bërë nga qarqe të veçanta për grate dhe burrat. Ndryshe nga stilet e më hershme arkitektonike, kjo shtëpi i ngjan një shtëpie katër-katëshe e ndërtuar rreth qendrës. Hyrja dyshe në shtyllën qëndrore zbulon ndikimin mesdhetar. Shtëpia ka ruajtur strukturën autentike, artikujtë dhe dokumentet që ofrojnë një pasqyrë për jetën e një famije të pasur në ato kohë.
  • Muzeu historik i Hercegovinës – Ka një koleksion të vogël të fotografive nga faza të ndryshme të historisë së Mostarit, duke përfshirë një ekspozitë të vogël të një biri të tyre që thuhet se ka shërbyer si ish-Ministri i Jashtëm I Titos.Gjithashtu tregon një video të shkëlqyer për historinë e Urës së Vjetër.
  • Xhamia e Koski Mehmed Pashës- Është një xhami osmane e vogël e thjeshtë por shumë e bukur e ndërtuar në vitin 1618.Duke u ngjitur në minaret mund ta shihni të gjithë qytetin.
  • Çarshia Bascarsija – është pjesa e vjetër e Sarajevës. Ajo ka disa “shikime Osmane” nga xhamitë,dyqanet, sheshet… Bascasija është qendra e Sarajevës, ka gjithmonë shumë njerëz. Është shumë e pasur me ndërtesa të rëndësishme historike,kulturore dhe fetare.
  •  Ura latine- Përgjatë rrugës nga kjo urë ishte vendndodhja e vrasjes së Franz Ferdinand më 28 qershor 1914, kjo ngjarje shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore. Një pllakë e vendosur përkujton ngjarjen. Në përkujtim të vrasjes së Gavrilo Princip, gjurmët e këmbëve të tij janë gdhendur në gur dhe janë vendosur në trotuar, ishte menduar të qëndronin aty por u larguan gjatë luftës në vitet 1992-1995.
  • Muzeu i luftës së Sarajevës – ky muze përmban tunelin që është përdorur për të hyrë në zonën e aeroportit gjatë rrethimeve dhe targeteve të furnizimeve të qytetit. Tuneli gjendet në kopshtin e një shtëpie. Turistët mund të ecin vetëm 25m nga 800 m të origjinalit.
  • Xhamia Begova – Perla e arkitekturës mesjetare Osmane është një vend I bukur për ta vizituar. Ajo është e hapur për muslimanët dhe jo-muslimanët, por grat gjatë vizitës së tyre duhet ti mbulojnë flokët e tyre dhe të veshin pantallona të gjatë apo fustan të gjatë për të hyrë në xhami. Kjo xhami është një nga xhamitë më të mëdha në rajon dhe për shumë njerëz dhe më e bukura.

Dita 8 Sarajevë

Pas mëngjesit në hotel në Sarajevë, ju do të dërgoheni në aeroport për fluturimin kthyes.

 

 

Available departures

Unfortunately, no places are available on this tour at the moment