General

Edhe këtë sezonë verore  te gjithë të interesuarit do ta kenë  kënaqesinë e  një shetitjeje  te mrekullueshme në itinerarin ujor  ne liqenin e Koman-it dhe anasjelltas, me një mozaik të pa përshkrueshëm të turizmit natyror shqiptar.

Përshkrimi i këtij segmenti ujor do të jetë një përvojë unike, ku  rreth tij  lartësohen male të pyllëzuara me lartësi 1000-1200m  mbi nivelin e detit.

Udhëtimi fillon me nisjen nga Prishtina për në Liqenin e Komanit  me datën 06.05.2018 (e diele) në ora 7:00, nisja bëhet nga “New Born”, transporti do të jetë me Minibus (autobus), gjatë rrugës do të ketë një ndalesë të shkurtër për mëngjes.

Rreth orës 10:15 do të mbërrini në Fierz ku nga aty do te filloj edhe lundrimi ne  Liqenin e Komanit per te vazhduar drejt  Lumit Shala per rreth 2h30 min. Lundrimi realizohet  me varkë që do të jetë në dispozicion vetëm për klientët e Traveks-it.

Pas mbërritjes në Lumin Shala  ndalesa do të bëhet në Naplep pran një shtëpie që gjindet shumë afër lumit e që posedon edhe një miniplazh. Aty do të hani drekë duke i shijuar edhe  bukuritë natyrore të vendit.

Në ora 17:00 do të  bëhet kthimi nga Naplep-i në Fierz, kthimi do të bëhet sërish me varkë ku ju sërish do të magjepseni me bukuritë natyrore që i ofron ky udhëtim. Rreth orës 19:00 do të jeni në Fierzë, ku do të vazhdoni udhëtimin për në Prishtinë. Mbërritja në Prishtinë do të jetë rreth orës 22:00 min.

UDHËZIME

Ju duhet të keni me vete:

-Pasaportën ose leternjoftim valid

-Rroba banjo

-Mbrojtës ndaj diellit

-Peshqirë (per ata qe duan te bëjnë not)

Ҫmimi/person: 39 €

Ҫmimi përfshinë: Transportin(Prishtinë-Gjakovë-Fierzë dhe anasjelltas), mëngjesin, drekën (BBQ), pijet, lundrimin me varkë.

* Në rast të ndonjë kërkese speciale (si ushqim vegjetarian ose diçka tjetër) ju lutem na lajmëroni paraprakisht.

* Traveks nuk merr përgjegjësi për gjë sendet personale të humbura.

-Ky udhëtim realizohet çdo të shtunë!

 

 

Available departures

Unfortunately, no places are available on this tour at the moment