General

1 ditë – Kalërim në Brod 

Brodi është një fshat në jug të Kosovës në rajonin e Gorës në komunën e Dragashit.  Ai është pjesë e Qarkut të Prizrenit. Brod ndodhet në tokat e Gorës, 12 km në lindje jug të Sharrit, i shtrirë në një luginë të rrethuar me male.  Ndërsa  gjatë vizitës , ju mund të shihni më shumë kuaj se sa  makina në fshat, si edhe ju mund të bleni djathin e famshëm vendas nga familjet. Djathi nga kjo zonë është i cilësisë më të lartë në Kosovë.

Prishtinë-Brod-Prishtinë

Udhëtimi do të fillojë me nisjen nga Prishtina për në Brod . Nisja bëhet nga “New Born”, transporti do të jetë me minibus . Rreth 10:00 do të mbërrini  në Brod, ku  do të hani mëngjes në Hotel Arxhena.  Pas mëngjesit në ora 11:00 do të filloni kalërimin , ky udhëtim do të ju ofrojë peisazhe të mahnitshme. Pas kalërimit dhe ecjes  për rreth  3 orë do të mbërrini tek  liqeni në Brod, ku  do të hani drekë tradicionale. Pas drekës në ora 15:00 do të kalëroni përsëri për  rreth 3 orë ku  do të mbërrini  në Hotel Arxhena në orën 18:00, do të keni një pushim të shkurtër për kafe . Pastaj do të bëhet nisja për në Prishtinë. Rreth  orës 21:00  do të jeni në Prishtinë.

Ҫmimi/person: 68  €

Ҫmimi përfshinë: Transportin (Prishtinë-Brod-Prishtinë), mëngjesin, drekën, pijet, kalërimin, ciceronin.

Paisjet themelore për kalërim:
Helmeta
Ҫizme të gjata, ose çizme që së paku e mbulojnë kyçin e këmbës.
Dorëza
Rroba të rehatshme
Xhaketë kundër shiut

Available departures

Unfortunately, no places are available on this tour at the moment