Prizren

Prizren

Things to do - general

Komuna e Prizrenit me sipërfaqe prej 640 km2 (5.94 % teteritorit të Kosovës) gjendet ne jugperendim të Kosovës dhe me 76 vendbanime dhe me 220.776 banorë nga të cilët ne Prizren janë_rreth 110.000 banore.Prizreni me së shpeshti quhet: Ana e Prizrenit, bazeni i Prizrenit ose Rrafshi i Dukagjinit. Kufizohet me Komunat e Gakovës, Rahovedt, Suharekë, Shtërpces dhe Dragashit si dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Për këtë arsye rafshi i Prizrenit gjendet në lartësi mbidetare rreth 400 metra dhe disa maje të Sharrit kalojnë lartësinë 2000 m të lartësis mbidetare. Klima e qytetit është jashtëzakonisht e Ilojllojshme. Në viset e ulta për shkak të ndikimit të klimës mesdhetare dhe verave shumë të nxehta të korrurat janë nder të parat në Europën juglindore me përparsit e pakrasuheshme për kulturat bujqsore: Hardhija e rrushit, pemët dhe perimet. Në viset majore, dominon klima e alpeve, për q’arsye deri në Qershor nëpër gropa mbeten sasit e bores me q’rast në mes të verës mund të zbardhohen majet e maleve.

Ky Iloj i konfiguradonit krijon parakushte për pasuri dhe ne resurset tjera, si p.sh:

Në bazë të sasis së ujit është një ndër vendet më të pasura. Kjo pozitë krijon të gjitha parakushtet për zhvillimin e kulturave bujqesore, blegtorisë, industries ushqimore dhe të turizmit në bazë të modelit të Austris, Sllovenis, Zvicrës.    Përmes anës së Prizrenit kalon rruga më e shkurter qe bashkon pjesën qendrore të gadishullit Ballkanik me detin Adriatik.Kjo rrugë, e dia për arsye politike nga e kaluara sot nuk ka rëndësi aq të madhe , është një rast i mire që me valorizimin e saj te shfrytzohen të gjitha përparsit e saj, duke mare parasysh që në të kaluarën ka pas ndikim primar në zhvillimin e Prizrenit. Pozita regjionalo-gjeografike e Prizrenit më së miri mund të shqyrtohet me analizën e pozitës së tij në relacion me Kosovën, rrafshin e Dukagjinit dhe rrafshin e Lumbardhit. Kosova përbëhet prej fushave të Kosovës dhe Dukagjinit. Ato janë të rrethuara pothuaj nga të gjitha me bjeshkë të larta dhe paraqesin një tërësi të ndarë qartas. Fushat e Kosovës dhe Dukagjinit janë në pjesën e mesme të gadishullit Ballkanik. Kosova dhe me të edhe rrethi i Prizrenit ka karakter tranzit ndërmjet regjioneve Panonike dhe Pontike në njërën anë dhe regjionit të Egjeut-Adriatikut në anën tjetër. Këto lidhje tranzite mundësuan fushat, rrafshet e lumenjve dhe kalimet maiGre ndërmjet tyre në të cilat si lidhje natyrore të lëvizjes së lehtë ishin dhe janë rrugët e komunikacionit. Komuna e Prizrenit në veri kufizohet me komunat e Suharekës dhe Rahovecit, në jug me komunën e Dragashit, në lindje me komunën e Shtërpcës dhe në perëndim me kufirin e Republikës së Shqipërisë.

Prizreni gjendet jashtë rrjetës së rrugëve magjistrale të Evropës. Nëpër territorin e tij kalojnë rrugët e rëndësishme të komunikacionit. Afërsia e kufirit dhe lidhjet e pandërtuara të komunikacionit me Shqipërin, si dhe malet e larta të cilat e rrethojnë Prizrenin nga të gjitha anët kanë pas ndikim jo të favorshëm në zhvillimin e këtij regjioni.

Mirëpo, predispozitat natyrore japin mundësi të favorshme për lidhjen me regjionet fqinje më të largëta, ndërsa me formimin e lidhjeve kualitative Prizreni do të ketë një pozitë dukshëm më të mirë si për rrjedhat turistike dhe të mallrave ashtu edhe në lidhje më efikase dhe në integrimin në hapsirat më të gjëra të Kosovës, Shqipëris, Maqedonisë, regjioneve tjera kufitare dhe të Evropës. Kushtet historike në periudhat e më hershme, pozita relativisht jo e mirë në raport me qendrat kryesore të komunikacionit dhe të konsumit, gjithashtu hapja jo e mjaftueshme kah regjionet fqinje, Shqiperisë, Malit të zi, Maqedonisë, kanë bërë që Prizreni nuk i ka shfrytëzuar në mënyrë të mjaftueshme përparësit që i ka nga përbërja pedologjike e tokës, kushtet klimatike të klimes mesdhetare dhe kushtet hidrologjike për zhvillimin e bujqësis dhe kushtet natyrore për zhvillimin e aktiviteteve turistike dhe rekreative. E gjithë kjo ka ndikim në strukturën ekonomike të Prizrenit. Profili fizik jep shenja që hapja e lidhjeve të komunikacionit me këto regjione fqinje është një nga qëllimet kryesore në strategjin e zhvillimit. Qyteti i Prizrenit shtrihet ne pjesën jugore të Rafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte me parë bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij qytetaro- tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit.

Country Kosovë
Languages spokenShqip, Turqisht, Serbo-Kroatisht, Anglisht, Gjermanisht.
Currency usedEuro
Area (km2)640

Sports & nature

Sporti

Momentalisht në mënyrë aktive me sport në Prizren mirren rreth 3000 Sportistë, të cilët janë të organizuar në rreth 50 klube dhe shoqata të ndryshme sportive, dhe të cilët me shum sukses garojnë në Ligat përkatëse të Kosovës.

Padyshim renditjes prioritare të klubeve sportive i prinë klubi i futbollit “Liria” dhe klubi i basketbollit “Bashkimi”.

Në shumicën e klubeve sportive veprojnë shkollat Sportive siç janë: Shkollat e futbollit, të basketbollit, Volejbollit, Tenis si dhe shkollat e Sporteve luftarake të cilat aktivitetin e vet e zhvillojnë në Qendrën Sportive e cila disponon me fushën e hapur dhe me sallën e mbyllur, në Stadiumin kryesor të qytetit “Përparim Thaqi” me dy fushat ndihmëse, dhe 8 Salla të edukatës fizike në kuadër të shkollave fillore dhe shkollave të mesme. Egzistojnë edhe disa pishina të notit dhe terene te vogla sportive për rekreacion.

Në Prizren veprojnë këto sporte: Futbolli, Basketbollit, Hendbolli, Volejbolli, Karateja, Mundja, Xhudoja, Boksi, Atletika, Shenjëtaria, Çiklizmi, Tenisi, Pingpongu, Skitaria, Noti, Aeronautika, Shahu, Bodibildingut, Bjeshkataria dhe Peshkataria.

Për sa i përket infrastructures sportive Prizreni ka mundësi dhe kushte ideale për zhvillimin e Sportit me gërshetim të turizmit në dy aspekte: ate të Sporteve Dimërore të orientuara në Prevallac dhe Sporteve ujore në të orientuara në Liqenin e Vërmicës, me çrast krahas sportit, do të zhvillohej edhe turizmi.

-Aktivitetet tradicionale sportive

-Turneu tradicional dimëror në futboll të vogël

-Krosi Pranveror për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit

-Aksioni i madh për pastrimin e qytetit për nder të 5 Qershorit – Ditës ndërkombëtare Ekologjike

-Takimet tradicionale ndërkombëtare të Bjeshkatarëve

-Turneu mbarëkombëtar i futbnollit për Kadetë për nder të 10 Qershorit – Ditës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

-Krosi Vjeshtor, Turneu mbarëkombëtarë i mundjes për të rinjë

-Turneu i miqësisë në futboll të vogël me institucione të ndryshme vendore e ndërkombëtare për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit

-Shpallja e sportistëve më të mirë të vitit në lëmin e sportit më 29 dhjetor dhe Vrapimi tradicional i Vitit të Ri që mbahet çdo vit më 31 dhjetor në orën 12.00

Sports and nature image

Nightlife info

Grand Caffe-Bar

BarAca-Bar

Old Pub-Pub

Casbah Prizren-Bar

SCOBAR-Night Club

TREFF Club-Night Club

Street Cafe-Bar

Vintage Pizza & Bar-Bar

Çaj Bahçe Nargile-Bar

Cafe Bar Ari-Bar

M-Pub Prizren-Bar

Theatre-Cafe

Corner Bar-Bar

Caffe-bar XL-Cafe

Caffe bar ZEEN-Cafeteria

Cafe & Bar Hemingway-Cafe

Bar 2000-Bar

M-Pub-Bar

Scobar-Bar

Tabu Jazz Bar-Bar

Barcode-Cafés

Café Haus -Cafés

Change-Cafés

Kafiç-Cafés

Mullini Café-Cafés

Quattro-Cafés

X-Haus-Cafés

Lucky Cup-Cafés

Picaso-Cafés

Shadow-Cafés

Nightlife image

Culture and history info

Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për ekzistencën e një jete aktive në teritorin e Prizrenit të sotem qysh në antikitet e më përtej, kur njihej me emrin THERANDA e në këtë trevë banonte një popullësi e pastër ilire, Dardanët.

Në shek XI njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Më 1019 përmendet si një seli e ipeshkevis të perandorisë Bizantine. Gjatë sundimit serb (shek XII-XIV) u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsis sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre. Pas pushtimit nga Perendoria Osmane (1455) Prizreni ndonëse humbi përkohsisht rëndesin e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative (qender Sangjaku dhe Vilajeti). Në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane në fund të kësaj periudhe. Si pas vjetarit turk të vitit 1874 qyteti i Prizrenit kishte 44.000 banorë nga të cilët mbi 35.000 shqiptar.

Prizreni zë një vend të veçantë në historin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u bë kryeqendër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u themelua me 10 Qershor 1878. Në Prizren pati selin e vet edhe Qeveria e përkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga banori i njohur i këtij qyteti, Ymer Prizreni. Në vitin 1913 vendoset pushteti serbo-malazez me ç'rast një numër i madh i familjeve shqiptare nga qyteti u shpërngulen në Turqi. Gjatë luftës së II botërore banorët e tij dhe rrethit të tij u përfshin në Lëvizjen Antifashiste Nadonalçlirimtare. Prizreni u çlirua më 17 nëntor 1944. Pas luftës deri më 1947, Prizreni ishte qendra e Qarkut Autonom të Kosovës. Megjithatë nuk pati ndonjë zhvillim të ndjeshëm. Edhe më pas ishte një ndër qendrat më të prapambetura në gjithë Jugosllavinë.Në fund të viteve të 50-ta deri në mesin e viteve të 60-ta nga Prizreni u shpërngulën mbi 3.200 familje në Turqi. Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo -historike. Më të rëndësishme janë : Kompleksi i Shatirvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, ura e gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.

Culture and history image
Hotel Abi

Hotel Abi

Prizren, Prizren
Hotel Abi posedon : dhoma të pajisura me Tv satelitor dhe minibar , internet Wi-Fi, parking falas, s More info
Hotel Cleon

Hotel Cleon

Prizren, Prizren
I vendosur në qendër të Prizrenit, pranë lumit Lumbardh, Hotel Cleon ofron një minibar, parking fala More info

Unfortunately there are no tour offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no cruise offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no car rental offers at this location at the moment.