Pejë

Pejë

Things to do - general

Qyteti i Pejës është i vendosur në teracën neogjene aluviale në lartësi mbidetare 505-520m. Ky qytet ngritet në fushën e rrafshit të Dukagjinit dhe rrenzë bjeshkve të larta.Peja në pikpamje gjeomerfologjike përbën një tërsi ekonomike dhe në vete ruan e kultivon traditë të një historie të lashtë. Peja lidhet me çarkullimin rrugor me Prishtinën, Mitrovicën, Gjakovën, Rozhajën e Plavën.
Qyteti është i rrethuar me Bjeshkët, që janë pjesë e masivit dinamika që përfshinë tërë Ballkanin prëndimorë. Këto bjeshkë formojnë një kurorë majesh të larta siç janë: maja e Kopranikut (2460m), Mali Zhlep (2352 m), Hajlën (2460 m) Mokra (1932m), malet e Lumbardhit gjegjësisht Guri i Verdhë (2522m), maja e Viellakut (2012m), Peklena, maja e Hasanit etj.
Me rrjedhë të shpejtë grykës shkëmbore të Rugovës, lumi “Lumbardhi” fillon të gjarpron fushës së Pejës, duke kaluar në mes të qytetit dhe duke e ndar në dy pjesë. Lumbardhi i cili gjatë rrjedhjës formon fusha pjellore, derdhet në lumin më të madh të qujtur ‘ “ Drini i Bardhë” që buron nga bjeshkët e Zhlepit në fshatin Radac. Lumbardhi ka një sasi uji prej 300 m-3 në sekond. Por malët e Pejës janë të pasur edhe me liqenjë si: Liqeni i Niçinatit dhe Liqeni i Ridit. Vetitë klimatike të Dukagjinit, pra edhe të Pejës, karakterizohen me klimë të mesme kontinentale të modifikuara, me komponente të klimës mesdhetare.

Pozita gjeografike shumë e volitshme si dhe vetitë e relievit dhe të klimës, kanë ndikuar në banimin e ketyre territoreve qysh nga fillimi i indo-evropizmit të Gadishullit Ballkanik. Dardanet, janë formuar si kombësi sipas E. Qabej, para shek. XII p.e.s. Kur bëhet fjalë për treven e Dardanisë, në të cilën përfshihet edhe Peja, Dardanet sipas studiueses F. Papazoolu, trajtohen në suazat e fiseve të Ballkanit qendror në kohën para Romake. Dardanët, përmenden si luftëtar të fortë, xehtar shumë të mirë, blegtorë dhe tregtar të njohur. Dardanet ishin fisi më i madh Ilir që u vue në krye të mbretërisë dardane, në Ballkanin qendror, kryesisht në Kosovë. Peja-Qendër regjionale e Dukagjinit verior, identike për nga numri i banorëve me pandanin e vet jugor Peja me 181.130 banorë para fillimit të luftës, ka po ashtu të përfaqësuar mirë grupin terciaro-kuartar të popullatës, me të cilin qëndron para Prizrenit dhe e dyta pas Prishtinës, ndër qendrat kosovare me (32,6%). Dendësia e popullsisë është e madhe me rreth 300 banorë në 1 (një) km-2. nataliteti është 34, kurse mortaliteti 7.Peja është qendër e një regjioni të gjerë me (afro 1.500 km-2), kurse Peja me fshatrat e saja ka 603 km2. Mbrenda kufive administrativ të Komunës së Pejës ka 97 vendbanime të organizuara në 28 bashkësi territoriale. Komuna e Pejës kufizohët me: Istogun, Klinën, dhe Deçanin. Kurse me komunën e Plavës, Beranës dhe Rozhajës kufizohët me Malin e ZI. Në anën tjetër, kufizohët me Republikën e Shqiperisë.Territori i Komunës së Pejës përbehët nga dy terësi gjeografike: njëra me klimë kontinentale të shprehur klimë mesdhetare që përfshin përafërsisht 30% të siperfaqës së përgjithshme, dhe vargmalet e Alpeve shqiptare në veriprendim, me një rrjet hidrografik të zhvilluar që ndikon si modifikim i klimës në këtë pjesë.

Country Kosova
Languages spokenShqip, Serbo-Kroatisht, Anglisht
Currency usedEuro
Area (km2)603

Sports & nature

Sporti

Peja, ka Pallatin e Sporteve "Karagaçi" dhe një numër të madhë klubeve si të: futbollit, basketbollit, henbollit, karates, xhudos, skitaris, bjeshkatarisë etj. Të cilat zhvillojnë aktivitete të shumta kulturore e sportive. Sports and nature image

Culture and history info

Kultura

Në Pejë, jeta kulturore është mjaft e bujshme. Peja ka Kino-teatrin, “Jusuf Gërvalla” Tatrin e Qytetit, Biblotekën Rajonale, “Azem Shkreli”, Muzeun Etnografik, Arkivin, Institutin për Mbrojtjën e Monumentëve, Qendren Mutiprofesionale ne Fierz,e shume monumente me vlera të medha kulturore e historike. Në Pejë, veprojnë edhe shumë shoqëri kulturore e artistike siq janë Kori i Qytetit, Ansambli Autokton “Rugova”, “Sofra Pejane” etj. të cilat zhvillojnë veprimtari të qmueshme kulturore artistike. Culture and history image
Hotel Dukagjini

Hotel Dukagjini

Pejë, Pejë
Një ikonë që në vitin 1956, Hotel Dukagjini është njohur gjithmonë si një nga Hotelet elitare në Kos More info
Hotel Gold

Hotel Gold

Pejë, Pejë
Ndodhet në qendër të qytetit të Pejës, ka një ambient modern dhe të qetë brenda dhe një restorant mo More info
Hotel Kosova Park

Hotel Kosova Park

Banje e Pejës, Pejë, Pejë
Hotel Park është vendosur në një pikë të qëlluar në mes të pyllit me gjëlbrim.Përveq ambientit moder More info
Hotel Magra Austria

Hotel Magra Austria

Bogë, Pejë, Pejë
Hoteli ndodhet 1450m mbi nivelin e detit; vetëm 115 km larg nga Prishtina. Një qëndrim në hotelin na More info
Villa "Rudi" Bogë

Villa "Rudi" Bogë

Bogë, Pejë, Pejë
Rudi Group është një kompleks turistik në Bogë i cili ofron mundësi për pushime dhe rehati në kamp-s More info
Villa "Rugova Relax" Rugovë

Villa "Rugova Relax" Rugovë

, Pejë
Rugova Relax posedon 5 këmbshtëpiza nga druri me parking përpara ,pastaj 7 dhoma në një objekt të pë More info
Hiking Friends Trip -Stankaj-Bogë

Hiking Friends Trip -Stankaj-Bogë

Pejë
Traveks organizon hiking në bjeshkët e bukura të Rugovës ku lartësia e synuar mbidetare do të jetë k More info
Vizito Pejen dhe Festivalin Reel Rock Tour 10

Vizito Pejen dhe Festivalin Reel Rock Tour 10

Pejë
Festivali ndërkombëtar i filmit për ngjitje në shkëmbinjë organizohet në mbi 100 vende të botës në 7 More info

Unfortunately there are no cruise offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no car rental offers at this location at the moment.