Lipjan

Lipjan

Things to do - general

Qyteti i Lipjanit është i pozicionuar në udhëkryqin në mes të dy rrugëve të rëndësishme 25/E 752 dhe 2/E 65, dhe të hekurudhës kryesore Mitrovicë-Shkup. Në jug një rrugë e rëndësishme e përshkon qytetin. Me këtë, qyteti është i pajisur mirë me infrastrukturë rrugore. Që prej se rruga 25/E 752 u anashkaluar problemet e trafikut të dendur janë zvogëluar. Komuna paraqitet në ndarje të tërthortë në rrafsh të Fushë Kosovës e rrafshlartat e Blinajës, Caralevës dhe Drenicës në perëndim dhe rrafshlarta e rrafshit të Androvackës në lindje. Lugina e Drenicës kalon nëpërmes të pjesës perëndimore të komunës(zona përreth Shalës). Kjo zonë ka lidhje më të afërt hapsinore me Gllogovcin. Qyteti I Lipjanit shtrihet në mes të rrafshit të Fushë Kosovës në një lartësi përafërshisht rreth 550 m. majet më të larta në lindje dhe perëndim së bashku arrijnë mbi 1000m.
Lumi kryesorë i komunës është Sitnica, që rrjedh në drejtim jug-veri përmes të rrafshit. Në të derdhen disa lumenj të vegjël dhe prrocka, burimi i të cilave është në mallet përreth. Më të rëndësishmet janë lumi Janjevka, Zegorka dhe Gadimja.

Sports & nature

Në kuadër të Drejtorisë për Kulturë,Rini dhe Sport kemi edhe Qendrën Arsimore e Sportive ku një numër i madh i klubeve dhe shoqatave e shfrytëzojnë për zhvillimin e aktiviteteve të veta sportive me kushte shumë komode.

Në Kuadër të Drejtorisë kemi të regjistruara këto Klube dhe Shoqata sportive si :

-KF ,,Ulpiana” i cili bënë gara në ligen e I-rë të Kosovës

-KF ,,Minatori “ Magure

-KF ,,Arbëria” Dobrajë e Madhe

-KV ,,Ulpiana “ meshkuj Lipjan

-KV ,,Gadimja “ Gadime

-KV ,,Skenderbeu” Kraishtë

-KV ,,Ulpiana “ femrat Lipjan

-KB ,,Lipjani” Lipjan

-KK Karatesë ,,Vali “ Lipjan

-KK ,,Gjeraqina “ Lipjan

-KK ,,Taekwondo” Lipjan

-KSH ,,Lipjani “ Lipjan

-Shoqata e Bjeshkatarëve ,,Blinaja” Lipjan

-Klubi i Shenjëtarisë ,,Relaksimi” Lipjan

-Klubi i Skitarisë ,,Blinaja” Lipjan

- Klubi i Peshkatarisë ,,Fletë verdha “ Lipjan

Sports and nature image

Nightlife info

One Bar-Bar

Chez Pub-Pub

Nightlife image

Culture and history info

Historia e Komunës së Lipjanit.

Si vendbanim Lipjani njihet që nga koha Ilire e më vonë Romake si pjesë e qytetit Ulpiana e cila ndodhet në verilindje në largësi 10km. Lipjani në periudhën romake ishte kryesisht një vendbanim i vogël në rrugën për në Lissum. Identifikimi i Lipjanit me emrin Ulpiana më vonë është vërtetuar edhe me zbulimet e gërmadhave të antikës së vjetër dhe periudhës bizantine. Nga antika e vjetër emri Lypenion, Lypiana padyshim vijnë deri te emri i tashëm Lipjan. Nën themelet e kishës së vjetër në këtë pjesë janë zbuluar themelet e bazilikës bizantine, ndërsa nga vet Lipjani janë të njohura disa monumente-epigrafe, prej të cilave vërtetohen të dhënat për ekzistimin e Ulpianës. Me zhvillimin e industrisë-minierës në vendbanimin e Janjevës u bë e njohur edhe Prishtina, kështu që Lipjani humbi rëndësinë e mëparshme dhe funksiononte si një “shesh” i thjeshtë lokal. Janjeva ś’pari herë është përmendur në vitin 1303, me zhvillimin e industrisë së minierave në shek. XIV dhe XV, u ngrit në një qendër të rëndësishme afër Prishtinës dhe Novobërdës(Artanës). Në mes tjerash qyteti kishte kontakte me Republikën e Raguzës (Dubrovniku) i sotëm në Kroaci. Njëra nga shkollat e para në Kosovë është hapur në Janjevë në vitin 1665 dhe përdoret edhe sot e kësaj dite. Në përgjithësi deri me ndërtimin e hekurudhës në fund të shek. të kaluar (1873-1874) Lipjani ishte një fshat i rëndomt i njohur si kryqëzim i rrugëve në rajon. Në këtë hekurudhë Lipjani fitoi stacionin hekurudhor, krahas të cilit u ndërtuan punëtoritë e para me karakter tregtar, depot për grumbullimin e drithërave dhe dyqane zejtare, kështu deri në fund te shek. XIX gjatë kohës së sundimit turk kjo pjese e re e Lipjanit fitoi pamjen me krakater qyteze, kurse si qytezë është shpallur ne vitin 1920. Me funksionimin e hekurudhes Kosove Maqedoni qarkullimi kryesisht ishte përmes Greqisë (qyteti i Selanikut- ish Solun) kështu konkureenca e tregut dhe aktivitetet tregtare ndikuan në qendrat si: Mitrovica, Ferizaj dhe Lipjan në dobësimin e tregut në qendrat më të mëdha si Prishtina, Gjakova dhe Prizreni . Që nga kjo kohë fillon të zhvillohet Lipjani . Nga kjo rrjedh se ndikimi i Lipjanit më shumë shtrihet në rrethinën më të afërt si në pjesët perëndimore malore dhe kodrinore dhe kjo jo vetëm në pjesët që përfshijnë kufijt administrativ, por edhe në pjesët e Drenicës së Epërme, me të cilën Lipjani është afërsisht i vetmi vendbanim me karakter qyteti. Në anën tjetër si shembull i gravitimit të Drenicës Jugore krahas Lipjanit krijohet lëvizja e lirë natyrore. Nga kjo del se Lipjani –pozita gjeografike paraqet aspekt të gjerë dhe me interes ne raport me qendra më të mëdha.

Kultura

Aktiviteti kryesor dhe tradicional në kuadër të Drejtorisë për Kulturë është Manifestimi Kulturo-Shkencor,,Gjurmë të Gjeçovit“në Janjevë. Në kuadër të Sektorit për Kulturë kemi shërbimin Bibliotekar,arkivin historik të qytetit dhe Shtëpinë e Kulturës. Shërbimi Bibliotekar ,përveç Bibliotekës së Qytetit ka edhe degët e saj në Shalë,Magure dhe Gadime , njherit jemi në fazën përfundimtare të rihapjes së Bibliotekës edhe në Ribar të madh. Në kuadër të Shtëpisë së Kulturës zhvillohen një varg aktivitetesh nga grupet,shoqatat dhe shoqëritë muzikore si : Ansambli i Këngëve dhe Valleve ,,Lipjani” e cila në mënyrë të dinjitetshëm përfaqësoj Lipjanin në shumë Festivale si brenda,ashtu edhe jashtë vendit. Në kuadër të Ansamblit kemi edhe grupin e Instrumentalistëve të Vegjël ku marrin pjesë për çdo vit në Festivalin Mbarëkombëtar të Instrumentalistëve të Vegjël në Fushë Arrëz të Shqipërisë,ky grup u shpërblye me çmime të ndryshme të Festivalit. Me mbështetjen e Kryetarit ,Drejtoria me rastin e një vjetorit të Pavarësisë me 2009 në Sheshin ,,Adem Jashari” mbajti një Përformancë me 5 numrat më të përzgjedhur të Festivalit të vitit 2008 . Culture and history image

Unfortunately there are no hotels at this location at the moment.

Unfortunately there are no self-catering offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no tour offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no cruise offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no car rental offers at this location at the moment.