Klinë

Klinë

Things to do - general

Në shek. e parë të erës së re territori i Klinës si dhe i gjithë Dardanisë gjëndej nën sundimin e Perandorisë Romake në ç’kohë në afërsi të Klinës përmendet Dersniku si qendër municipale e farefisit Dardan. Pas rënies së Perandorisë Romake, Dardania, pra edhe Klina me rrethinë, u vërshua nga sllavët, e cila dyndje në gadishullin Ballkanik mori fund në shek. VIII. Pas ndarjes së Perandorisë Romake, Klina me rrethinë ra nën sundimin Bizantino-Grek. Pas krishterizmit bizantin, ai sllav ndikoi që këto anë me vendbanimet mesjetare dhe me kishat parasllave të përvetësohen nga sllavët. Në shekullin e parë të erës sonë, gjatë sundimit romak, si qendër municipale e fisit dardan përmendet edhe Dersniku, ndërsa gjatë sundimit bizantin hasim në gjurmët e kishës së Paskalicës me kambanore në fshatin Videjë. Profirogoniti në traktin e tij të njohur “Shënime për popujt” shkruan në vitin 948-952, se ndër qytetet e banuara dendur është edhe Dersniku – “Desstinik”. Vendbanim i hershëm është edhe Dollci i sotëm, i cili ishte i shënuar me emrin Zalug në hartën e Manastirit të Hilandarit në vitin 1200 nga Solovjevi. Pas rënies nën turqit, jeta e shqiptarëve ishte e vështirë. Ç’prej atëherë Klinën e karakterizon edhe larmia fetare.Popullësia e këtyre trevave merrej kryesisht me bujqësi e cila ishte mjaft e zhvilluar.

Klina identifikohet si vendbanim i hershëm Ilir, me emër Chinna, të cilën e hasim te Ptolomeu që në vitet 87-150 (në hartën e Ptolomeut). Ky lokalitet i lashtë ilir shtrihej në bregun e majtë të rrjedhës së epërme të Drinit të Bardhë, që i përgjigjet realitetit të sotëm gjeografik. Kjo date si dhe Ujvara e Mirushës u bënë edhe simbol i amblemës së qytetit të Klinës. Chinna në kuptimin Cin shpjegohet si kin në mes të Drinit të Bardhë dhe lumit Klina. Banorët e këtyre viseve nuk pushuan se luftuari për liri deri në ditët e sotme.

Hotel Gallateo

Hotel Gallateo

Klinë, Klinë
Gallateo është një Hotel i ri në Klinë i ndërtuar pranë lumit Drini i Bardhë dhe i rrethuar me gjelb More info
Hotel Nora

Hotel Nora

Klinë, Klinë
Një ndër hotelet e njohura në Kosovë është edhe Hotel Nora ku përveq një pamjës së bukur ofrohet një More info

Unfortunately there are no self-catering offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no tour offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no cruise offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no car rental offers at this location at the moment.