Istog

Istog

Things to do - general

Komuna e Istogut,shtrihet në veriperendim të Kosovës,ka 46 zona kadastrale, më një siperfaqe,prej 453.84 km².Më 51 fshatra dhe qendën komunale dhe dy qendra nderurbane : Gurrakocin dhe Banjën.Më një infrastrukturë të mirë rrugore.Kjo komunë në verilindje kufizohet më Zubin Potokun,në Lindje më Skenderajn,në jug më Klinën,në jugpërendim dhe perendim më Pejën dhe në veri më Serbinë.
Gjeomorfologjia e teritorit
Ndahet në dy njësi gjeomorfologjike :Rrafshin e Podgurit dhe Malet e Moknës,të cilat shtrihën në 42% të sipërfaqës së gjithmbarshe të komunës.
Rrafshi i Podgurit,shtihet rrënzë Maleve të Moknës,më latesi mbidetare midis 400 e 500 m.të l.m. përbërë nga sedimentet e Neogjenit,deluvione pran Drinit të Bardhë dhe materialit proluvial – brezi I nënbeshkës .Është pjesë integrale e Rrafshit të Dukagjinit.Karakterizohet më klimë të butë kontinentale,sepse përmes grykës së Drinit të Bardhë deperton rryma e nxehtë mesdhetare.Karakterizohet më pedigre cilësore të tokës bujqesore,më ujimbajtje të lart të ujrave nëntokësor dhe rrjedhave sipërfaqësore ,si Drini I Bardhë ,lumi Istog,Vrella,Qaushi,Shushica,prroi I Gollostenës dhe Gujavqi.Bazuar në këto veqori,del se komuna e Istogut,ka potencial të lart për prodhimin e të gjitha llojeve të agrumeve bujqesore,si drithëra,perimkulturë,pemtari,vneshtari,blegtori etj.

Sports & nature

Sporti

Në Komunën e Istogut për momentin është duke u ndërtuar palestra sportive në Qytetin e Istogut ku faza e parë e ndërtimit ka përfunduar dhe tani eshte duke vazhduar faza e dyte,ku edhe mjetet janë të siguruara nga Ministria e Kulturës rinisë dhe Sportit-Prishtinë. Në Komunën e Istogut infrastruktura sportive në shkolla është ne gjendje të mirë nëse krahasohet me gjendjen e viteve 1999 ku ka qenë dy poligone sportive në shkolla kurse sot të gjitha shkollat fillore dhe shkollat e mesme kanë të rregulluara poligonet sportive falë donacioneve nga KFOR Spanjoll banka botërore dhe Buxheti Komunal me participimin në këto projekte. Të gjitha këto poligone janë të pajisura me rekuizita sportive porta futbolli,konstruksione basketbolli dhe volejbolli. Pasi qe shkollat janë fidanishte për zbulimin e talenteve të rinje në lëmit e ndryshme sportive komuna ju ka qasur këtyre projekteve dhe falë donacioneve ka pasur sukses në ndërtimin e këtyre poligoneve sportive. Në Istog ekziston stadioni i qytetit “Demush Mavraj” Ky stadion është rinovuar me buxhetin komunal ku është rinovuar rrethoja e stadiumit, lokalet e zhveshjes si dhe është rregulluar edhe tereni . Në këtë stadion bënë gara K.F.”Istogu” i cili klub garat i zhvillon në rangun e Ligës së parë të Kosovës në futboll.Gjithashtu në këtë klub është duke funksionuar është shkolla e futbollit.

Klubet e licencuara në Federata

Klubet sportive në Komunën tonë po ballafaqohen me mungesë të mjeteve financiare edhe pse komuna kohe pas kohe po i subvencionon këto klube sportive. Klubet sportive që janë të licencuar në Federata dhe në Kuvendin Komunal janë :

Klubi i futbollit “Istogu”

Klubi i Karatesë “Liria”

Klubi i hendbollit”Istogu” vajzat

Klubi i Basketbollit”Istogu”

Klubi i Shahut “Istogu”

Klubi i kick-box-it “Istogu”

Të gjitha këto klube janë duke korrur rezultate solide në gara kombëtare dhe ndërkombëtare. Sports and nature image

Nightlife info

FRON Bar-Bar

Motel Melvin Palace-Bar

Madison Pub-Pub

Caffe&Bar Toli-Cafe

Nightlife image

Culture and history info

Kultura

Në kuadër të Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë funksionon shtëpia e kulturës në Istog, ku brenda kësaj shtëpie të kulturës funksionojnë: Muzeu Arkeologjik, Biblioteka e Qytetit, Qendra Rinore, Salla e manifestimeve,salla për vallëzim SHKA “Selman Kadrija”, Biblioteka në Banjë dhe Biblioteka në Gurrakoc. Sektori për Kulturë kryen aktivitete kulturore si shënimin e datave kombëtare dhe ndërkombëtare, si :

-Shënimin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

-Shënimin e 28 Nëntorit

-Shënimin e Ditës së Çlirimit të Istogut

-Shënimin e Ditës së Evropës,

-Shënimin e Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut

-Mbajtja e Orëve Letrare

-Shfaqja e Ekspozitave me punime të nxënësve

-Projektin e përmbledhjes së librit tashmë tradicionale me krijime të nxënësve të shkollave tona

-Organizimi i projektit të Miss dhe Mister Istogut.

Vlerat e trashëgimisë të kulturës materiale janë të numërta në komunën e Istogut. Në projektin e inventarizimit të trashëgimisë kulturore të komunës së Istogut, të kryer në periudhën nëntor-dhjetor 2002, janë evidentuar objektet arkitektonike autoktone: kullat 72 sish, mullinjtë më ujë si objekte të teknologjisë së bluarjes së drithit, të cilat janë të numërta në komunën tonë, objektet fetare-8 xhami, 3 mejtepe dhe 3 kisha ortodokse, një Urë e Gurit arkitektonikë osmane në fshatin Zallç dhe 11 vendgjetje arkeologjike.

Kullat-janë objekte arkitektonike autoktone. Në Istog gravitojnë 73 kulla, prej tyre 15 janë tri katëshe ( dy të rrenuara pas lufte), ndërtimi i tyre zënë fill në shekullin 18 dhe përfundon kah shekulli 20. Konstruktoret e kullave ishin ustallarët dibranë. Materiali i ndërtimit është gur gëlqeror i cili ishte i bollshëm pranë masivit shkëmbor të Bjeshkëve të Thata. Në një numër kullash, si materijal ndërtimor përdorej edhe mermeri, për ndërtimin e elementeve arkitektonike dhe skalitjet dekorative si dhe për qoshet e kullës (kulla e Avdurrahman Ramë Kajtazit-Lubovë). Kulla është godinë e formës katrore më dimensione 9 x 9 metra, 10 x 10 metra dhe 11 x 11 metra, lokalizimi i saj hapësinor është veri-jug, është përdorur si objekt banimi i familjeve të numërta patriarkale. Më kulla është lidhur ngushtë historia e jonë kombëtare. Kulla ka qenë Parlament i Shqiptarve, ka qenë vatër e organizimit politik të shqiptarve, vend i mbajtjes së ceremonive mortore, por edhe i ahengjeve, ka qenë arenë e përleshjeve më armiqtë shekullor, ku populli shqiptarë ka bërë rezistencë të armatosur për të qëndruar në vatrat e veta shekullore. Gjykuar nga sa u tha, kulla është emblemë e arkitektonikës autoktone shqiptare, prandaj ajo ishte në shënjestër të ekspeditës zjarrvënëse të soldateskës serbe dhe në mënyrën më vandale kullat u dogjën, në një masë 95 përqind në harkun kohor prill-qershor 1999. Kullat më markante tri-katëshe, të cilat për nga vlerat arkitektonike nuk janë inferiore ndaj atyre të Dukagjinit, janë: Kulla e Lash Ukës në Kaliqan, Kulla e Avdurrahman Ramë Kajtaazit në Lubovë, Kulla e Imer Buleshkaj, dhe Kulla e Halil Dervish Sylës, në Istog i Poshtëm, kulla e Jah Muzliukës, në Uçë, kulla e Bashor Pren Gegës, në Gurrakoc, kulla e Rexhë Fetahut, në Gurrakoc (ishte burg në kohën e Austro-Hungarisë më 1916), kulla e Selim Zenun Shatrit, në Tomoc që edhe sot është e banuar.

Mullinjtë më ujë- janë objekte të teknologjisë për bluarjën e drithit. Kjo zeje ka histori të hershme që nga iliret. Mulliri I parë në Istog ishte I ndërtuar fare praën burimit potent të ujit, 150 metra, më 1520, I njohur si Mulliri I Grijajve, kurse përgjatë rrjedhës të lumit Istog, ishin të ndërtuar 36 mullinjë. Ndër mullinjtë më popullor të cilët bluanin për Podgur dhe Drenicë, ishte mulliri i Idriz Sak Bytyçit më pesë gurë, me kapacitet ditor 1200 kilogram drithë. Pastaj vjen po aq popullor mulliri i Niman Shaban Sadikaj më pesë gurë. Po ashtu, përgjatë rrjedhës së Tedelit (në Vrellë), ishin të ndërtuara 15 mullinjë. Poashtu të numërt ishin edhe në Lubozhdë, Tomoc, Gurrakoc, Shushicë dh Uçë. Ndër mullinjtë më të vjetër të komunës konsiderohet edhe mulliri i Pren Palokës, në Gurrakoc, më pesë gurë, i cili shërbeu për katër breza më radhë i ndërtuar më 1695. Mullinjtë, të cilët aktualisht janë aktiv janë të pakët por gjithsesi të rëndësishëm për ruajtjen e kësaj zeje, e që ekskluzivisht përdoren për bluarjen e misrit, mulliri i motel “Trofta”, më dy gur në Istog, mulliri i Ibish Arifajt, në Istog të Poshtëm, mulliri i Qelë Shaban Bicaj, në Vrellë, mulliri i Mazdo Hajdarpashiqit, në Carrallukë. Është unikale një sharrë më ujë për latimin e drurit në Vrellë, në pronësi të Qel Bicajt.

Objektet fetare-Xhamia e Istogut, e ndërtuar më 1730, e ka ndërtuar Mulla Kurta, e bombarduar dhe e djegur nga soldateska serbe në qershor 1999. Pas luftës e restauruar. Xhamia e Mehmet Akif Arsoit ( Mulaj i fisit Gash, i lindur në Stamboll, ai e ka ndërtuar këtë xhami, në shenjë të para-ardhësve të tij, respektivisht nga i cili fshat e ka prejardhjen babai i tij Tahir Haradin Mulaj. Xhamia është ndërtuar në vitin 1897, muret e së cilës ekzistojnë edhe sot në Shushicë e djegur gjatë luftës së fundit. Xhamia e Uçës dhe mejtepi pranë saj, pastaj xhamia e Vrellës, e Studenicës , e Kaliqanit, xhamia dhe mejtepi në Tomoc,xhamia në Trubuhovc, mejtepi në Zabllaq. Ndër kishat ortodokse janë: kisha e Gorioqit, kisha e Cerkolezit dhe kisha e Lubovës.

Culture and history image

Unfortunately there are no hotels at this location at the moment.

Unfortunately there are no self-catering offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no tour offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no cruise offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no car rental offers at this location at the moment.