Gjilan

Gjilan

Things to do - general

Komuna e Gjilanit gjendet në pjesën juglindore të Kosovës, rajoni i Anamoravës. Është njëra nga komunat e mëdha të vendit. Pozita gjeografike që ka, i mundëson asaj lidhje të mira me qendrat tjera të Kosovës dhe të rajonit.Rreth qytetit të Gjilanit shtrihen bregoret Kodra e Dëshmorëve (Popovica), Gllama, Dheu i Bardhë, fusha e Malishevës, Zabeli i Sahit Agës dhe Bregu i Thatë. Nëpër qytet kalojnë tre lumenj të vegjël, Mirusha, Banja dhe Stanishori, të cilët bashkohen dhe derdhen në Moravë, në perëndim të fshatit Uglar.
Gjilani është larg nga Prishtina, kryeqendra e Kosovës, 46 kilometra, nga Kamenica – 27 km, nga Vitia – 22 km, nga Artana – rreth 25 kilometra. Me komunat e regjionit kufizohet, në juglindje me Preshevën (33 km) dhe Kumanovën (53), ndërsa në lindje – me Bujanocin (40 km). Ndërtimi i rrugës Gjilan-Lipjan, nga drejtimi i Kishna Polës, ka shkurtuar dukshëm distancat e kësaj komune me aeroportin e Prishtinës, me rrugën e kombit si dhe me hekurudhat e Kosovës, në Ferizaj dhe Lipjan. Gjilani do të lidhet së shpejti edhe me Kumanovën, nga drejtimi i Stançiqit, ku parashihet hapja e një pike doganore. Gjilani ka kushte të mira për bujqësi dhe njihet si qytet agro-industrial. Ka klimë të mesme kontinentale, me vera të nxehta dhe dimra të ftohtë. Temperatura mesatare e janarit është -0.9 shkallë celciuz, ndërsa temperatura mesatare e korrikut – 21.5 gradë. Në vjeshtë, këtu bien shira, mesatarisht 177 mm, ndërsa në verë – 129 mm. Sasia e reshjeve në pranverë është 145 mm dhe në dimër – 130 mm. Rrethinën e Gjilanit e përcakton lumi Morava e Binçës, i cili mbledhë gjithë lumenjtë e vegjël, me një prurje mesatare mujore prej 6.7 metra kub /sekondë/. Në juglindje rrethohet nga malet e Karadakut. Koordinatat e shtrirjes së qytetit të Gjilanit janë 42 shkallë në veri dhe 21.20 shkallë në lindje dhe në një lartësi mbidetare qyteti prej 501 dhe 590 m ndërsa regjioni prej 475 m në Budrikë deri në 1000 m lartësi mbidetare në zonën kufitare me Maqedoninë (Stanqiq). Rrethina e Gjilanit është e pasur me xehe (hekur e leucid) dhe me burime minerale (Nasalë, Pidiq, Kmetoc, Uglarë, Përlepnicë).Në hartat sizmike, Gjilani njihet si rajon me shkallë të lartë rrezikshmërie. Në vitin 2002, është goditur nga një tërmet, i cili ka lënë një të vdekur, dhjetëra të lënduar dhe mbi 8 mijë objekte publike dhe private të dëmtuara. Gjilani është binjakëzuar me qytetet dhe komunat Luterbah (Francë), Iper (Belgjikë), Jelderim (Turqi) dhe të tjera.

Popullsia

Popullsia e Gjilanit, përherë ka qenë e përzier, por me një shumicë dominuese të shqiptarëve, si gjatë sundimit turk, ashtu edhe atij serbo-jugosllav. Sipas regjistrimit të vitit 2011, komuna e Gjilanit ka 90.178 banorë.

Hapësira e komunës shtrihet në 392 km/2. Deri më 2010, përfshinte një territor prej 515 km/2, me 63 vendbanime, 54 zona kadastrale. Decentralizimi e ka reduktuar për 123 km/2 (12 zona kadastrale), të cilat i janë bashkuar komunës së re të Parteshit (3 zona kadastrale) dhe komunës së zgjeruar të Artanës (9 zona kadastrale).

Artanës i janë bartur zonat kadastrale: Dragancë, Koretishtë, Kufcë e Epërme, Makresh i Epërm, Makresh i Poshtëm, Mozgovë, Parallovë, Stanishor dhe Strazhë. Ndërkaq, Budriga, Parteshi dhe Pasjani përbëjnë komunën e re të Parteshit.

Vendbanimet dhe numri i banorëve

Vendbanimet e komunës së Gjilanit janë këto: Bilinicë (314), Bresalc (2823), Bukovik (80), Burincë (00), Capar (208), Cërnicë (1963), Çelik (87), Demiraj (112), Dobërçan (2659), Dunav (10), Gadish (331), Goden (29), Gumnishtë (473), Gjilan (54239), Haxhaj (206), Inatoc (30), Kishnapolë (235), Kmetoc (691), Kravaricë (264), Kurexh (394), Lipovicë (24), Livoç i Epërm (2551), Livoç i Ulët (3497), Lladovë (545), Llashticë (1624), Llovcë (169), Malishevë (3165), Muçibabë (80), Nasalë (209), Përlepnicë (1944), Pidiq (342), Pograxhë (1211), Ponesh (967), Selishtë (179), Sllakoc i Epërm (256), Sllakoc i Ulët (64), Sllubicë (73), Stançiq (8), Stublinë (79), Shillovë (547), Shurdhan (156), Terzijaj (00), Uglar (1021), Velekincë (1602), Vërbicë e Kmetocit (348), Vërbicë e Zhegocit (584), Vrapçiq (290), Zhegër (3327), Zhegoc (168). Dy vendbanime, Burinca dhe Terzijajt, sipas regjistrtimit të vitit 2011, nuk kanë asnjë banorë.

Qyteti i Gjilanit përbëhet prej njëmbëdhjetë lagjeve, pesë shesheve dhe ka 149 rrugë të emërtuara.

Country Kosova
Languages spokenShqip, Serbo-kroatisht, Anglisht, Gjermanisht
Currency usedEuro
Area (km2)515

Sports & nature

Sporti Në Gjilan, zhvillojnë aktivitete sportive dhjetëra klube. Gjilani njihet si qytet i sportit dhe i sportdashësve.

Futbolli

- Viti 1922 shënon ardhjen e topit të parë në Gjilan, nga kroati Alojza Stepinac, që mendohet të ketë qenë ushtar në Prishtinë. Më 1936 themelohet ekipi me emrin “Gajret”, i përbërë kryesisht nga lojtarë shqiptarë. Më 15 gusht 1942, në Gjilan formohet klubi “Bashkimi”, i përbërë kryesisht nga lojtarë shqiptarë, i cili veproi deri pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Në fillim të vitit 1945, themelohet Klubi i futbollit “Crvena Zvezda”, petkun e së cilës, në fillim e kanë veshur shumë pak shqiptarë. Një kohë të gjatë u dominua nga udhëheqësit dhe lojtarët serbë. Kur Kosovës po i merrej autonomia, futbollistët shqiptarë i thanë “jo” garimit nën pushtetin e dhunshëm, duke iu bashkuar klubit “Drita”, i formuar vite më parë. Nga viti 1947 deri më 1952, bëri pjesë në Ligën e Dytë të Kosovës. Suksesin më të madh e pati në vitin 2000, kur u shpall fitues i Kupës dhe Superkupës së Kosovës.

Hendbolli

- Hendbolli mbetet ndër sportet që më së shumti ka lënë gjurmë në Gjilan. Këtu, edhe sot kujtohen gjeneratat e arta të viteve ‘70- ’80 . Në Gjilan, hendbolli zë fill në vitin 1955. Tri vite më vonë themelohet klubi i parë me emrin “Partizani”. Ky ekip, në vitin 1962 për herë të parë në historikun e hendbollit gjilanas zhvilloi ndeshje ndërkombëtare me ekipin “Taufiku” nga Egjipti. Në nismë të kampionatit 1966/67, ekipi pagëzohet me emrin “Bozhuri”, kur për hendbollistë krijohen kushte më të mira, pasi klubi gjeti mbështetjen e Industrisë së Duhanit. Në vitin 1991 pagëzohet me emrin “Drita”.

Basketbolli

- Me një historik të gjatë, që nga viti 1956, basketbolli gjilanas e arriti kulmin e tij në vitet e para të pasluftës. Klubi i parë quhej “Mlladost” e më pas u emërtua “Drita”. Suksesin më të madh e arriti në vitin 1996, kur u shpall kampion i Kosovës. Në vitin 2001, për herë të parë në KB “Drita” vijnë lojtarë nga shtetet evropiane dhe arrihet të krijohet ekipi ndër më cilësorët.

Volejbolli

- Volejbolli në Gjilan zënë fill si lojë në “Mëhallën e Bejlerëve”. Deri më 1960 është luajtur pa ndonjë organizim të mirëfilltë, kurse pikërisht në këtë vit, u formua ekipi i parë, që mori emrin “Partizani”. Në vitin 1972 – 1973 emërohet “Akademiku”. Ndërkohë punëtorët e Kombinatit të Tekstilit në Gjilan formojnë ekipin “Tekstilisti”. Nga bashkimi i “Tekstilistit” dhe “Akademikut” u formua “Taftisoni”, i cili më 1981–1982 shpallet kampion i Kosovës dhe me plot sukses garon në Ligën e Dytë Federative, deri para mëvetësisë së sportit kosovar, kur si shumica e ekipeve në Gjilan, ndërron emrin në KV “Drita”.

Boksi

- Në trevën e Gjilanit, ndër breza janë kultivuar garat me karakter luftarak. Klubi i Boksit “Partizani” u formua në vitin 1972–1973. Më 1992, klubi pagëzohet me emrin “Drita” dhe ishte aktiv deri më 1997. Ka shënuar suksese të shumta. Gjilani është arenë e boksierëve cilësorë.

Karateja

- Më 1972 formohet klubi i parë i karatesë në Gjilan “Zenel Hajdini”, i cili më vonë u riemërua “Drita”. Sukseset më të mëdha KK “Drita” i ka arritur pas luftës, duke qenë ndër ekipet më të mira në Kosovë, kurse medaljet nga arena ndërkombëtare janë të panumërta. Në Komunën e Gjilanit zhvillohen shumë aktivitete sportive në të gjithë sektorët. Disa prej tyre janë “Vrapimi i Qytetit“, që i dedikohet pranverës studentore të vitit 1981. Turneu i boksit ”Agim Rashiti” është manifestim sportiv ndërkombëtar. Turneu në karate organizohet në bashkëpunim me KK ”Drita” dhe turne të tjerë që organizohen me klubin e karatesë ”Dardania”, pastaj mbahen gara në stritboll, në biqvolej etj. DRKS i ndihmon klubet me heqjen e kuotizimeve, në transport dhe me mjete materiale për nevoja tjera. Sipas statistikave të DKRS-së, në aktivitete sportive në komunën e Gjilanit janë të përfshirë prej 3.000 deri në 5.000 të rinj dhe të reja. Emrat e klubeve të Gjilanit që bëjnë gara në të gjitha ligat e Kosovës: KF Gjilani, KF Drita, KF Bashkimi, KV Drita (M), KV Drita (F), KH Drita (M), KH Drita (F), KB Drita (M), KB Drita (F), KK Drita, KK Dardania, KT Drita, KP Drita (M), KP Drita (F), KB Drita, K.Kik. Box. Drita, KJ Drita, KK Gjilani, Kfutsall. Bresalci, Kfutsall Përlepnica, KH Zhegra, KA Gjilani, KN Drita, KS Gjilani, KSH Drita, KB në Karroca. Të gjitha këto ekipe, aktivitetin sportiv e zhvillojnë në palestrën “Bashkim Selishta - Petriti “ dhe në stadiumin e qytetit. Sports and nature image

Nightlife info

DiscoClub Stop-Night Club

Meteor Club-Night Club

Mulino bar-Pub

The Living Room-Bar

Pro Bar-Bar

Movida Bar-Bar

White bar-Bar

Caffe Bar 06-Bar

Index Bar-Bar

Click Bar-Bar

AGOA Biliard & Bar-Bar

Caffe Bar Te Enisi-Bar & Grill

City Bar-Bar

Follow Bar-Bar

Caffe bar "Dior"-Bar

Bujana Petrol ''bp"-Bar

Urban Cafe-Bar

Ice boys-Bar

Nightlife image

Culture and history info

Kultura

Veprimtaritë kulturore në gjuhën shqipe, në Gjilan zënë fill pas Luftës së Dytë Botërore (LDB). Më 1947 u themelua Shoqëria Kulturore-Sportive “Drita”, e cila pas dy vitesh, më 1949 u konvertua në “Bratstvo”. Prezantimet e saj ishin simbolike, kryesisht me ndonjë valle folklorike, apo ndonjë skeç në gjuhën shqipe, gjatë festave shtetërore. Shtysë të madhe artit letrar i dha formimi i Klubit Letrar “Dardania” (1972) dhe veçmas Manifestimi letrar ndër komunal “Takimet e vendlindjes” (1974), në të cilin u përfshinë krijuesit letrar të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë. Në fillim të viteve të 90-ta, Klubi letrar “Rexhep Elmazi” organizoi një sërë aktivitetesh letrare. Më 1991, si sfidë ndaj pushtetit okupues serb, i cili i pezulloi të gjitha veprimtaritë institucionale shqiptare, u themelua Shoqata e Pavarur Kulturore, me sektorët e artit Letrar, Skenik, Pamor dhe Muzikor, asociacion ky alternativ që zhvilloi veprimtari tejet të ngjeshur, duke e ruajtur kështu substancën e boshtit kulturor kombëtar. Që nga viti 1992, u themelua manifestimi kulturor “Flaka e Janarit”, në shenjë respekti e pieteti ndaj martirëve, dëshmorëve dhe heronjve të kombit, të të gjitha kohërave. Si ngjarje mbarëkombëtare e kulturës, manifestimi arriti t`i përballojë të gjitha sfidat e këtij rrugëtimi të gjatë, duke u shtrirë në një pjesë të madhe të qendrave komunale të Kosovës, në pjesën shqiptare të Maqedonisë, në Shqipëri, sikundër edhe në diasporën tonë në perëndim. Një nga institucionet më të rëndësishme të kulturës, pa dyshim është Teatri i Gjilanit, i cili zë fill gjatë LDB-ës. Brenda një periudhe kohore 65 vjeçare, Teatri i Qytetit të Gjilanit përgatiti dhe shfaqi 115 shfaqje premierë dhe realizoi mbi 500 repriza, para afro 130 mijë spektatorëve në Gjilan, Kosovë, jashtë saj dhe në mbarë trojet shqiptare. Më 20 janar 2004, Tetarit të Gjilanit iu pranua statusi i Tetarit Profesionist.

Historia

Viti i saktë i themelimit të Gjilanit edhe sot e kësaj dite nuk është përcaktuar saktësisht. Në shekullin XVII Evlia Çelebija e përmend Gjilanin, por me emrin Moravë, si kadillëk në kuadër të Sanxhakut të Vushtrrisë. Në mes të tjerash, Evlia Çelebija shkruan se "shtatëmbëdhjetë ditë udhë nga Konstantinopoli (Stambolli i sotëm) për në Novobërdë kalohet nëpër Vrajë, Krivarekë (Egridere) e Moravë (Gjilan)". Gjilani gjendet në pjesën lindore të Kosovës dhe është njëra nga shtatë komunat e mëdha të Kosovës. Pas luftës është edhe qendër e rajonit. Sipas regjistrimit të vitit 2011, Komuna e Gjilanit ka mbi 90 mijë banorë. Në popull është ruajtur gojëdhëna, sipas së cilës, Gjilani si vendbanim është formuar rreth vitit 1750, ndërsa si qendër urbane - në vitin 1772. Gjilani si qytet është zhvilluar krahas shuarjes së Novobërdës (Artanës), e cila në mesjetë ka qenë njëri nga qytetet dhe qendrat më të mëdha tregtare, ekonomike dhe xehtare në Ballkan. Dihet mirëfilli se Gjilanin si qytet e ka themeluar familja feudale shqiptare e Gjinajve, e cila që nga viti 1737 deri në fund të shekullit XIX ka sunduar në Kosovë, Drenicë, në Llap dhe në Moravë. Sulltani ka qenë i detyruar ta pranoj pushtetin e kësaj familje si pushtet të trashëguar. Gjinajt, në gjysmën e dytë të shekullit XIX e transferuan selinë e tyre prej Novobërdës dhe i ndërtuan sarajet e veta në vendin ku tash gjendet Gjilani. Si themelues i Gjilanit njihet Bahti Beg Gjinolli. Pra, Gjilani është krijuar nga familja shqiptare dhe kjo është dëshmia kryesore se ai ka identitetit shqiptar. Culture and history image

Unfortunately there are no hotels at this location at the moment.

Unfortunately there are no self-catering offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no tour offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no cruise offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no car rental offers at this location at the moment.