Gjakovë

Gjakovë

Things to do - general

Komuna e Gjakovës ka një pozitë shumë të mirë gjeografike.
Shtrihet në pjesën jugëlindore të Rrafshit të Dukagjinit, në pjesën jugperendimore të Kosovës, është pjesë përbërëse e regjionit qendror të Gadishullit Ballkanik dhe pjesës Juglindore të Evropës.
Shtrihet në një sipërfaqe prej 586 km2 dhe në lartësi mbidetare prej 365 m.
Ka tokën pjellore, fushat, malet si dhe bjeshket e larta që e rrethojnë në Jugperendim.
Ë shtë e pasur me lumenjë si “Ereniku”, “Krena”, “Llukaci”, “Drini i Bardhë” dhe ca lumenjë të vegjel por të rëndësishëm.
Disponon me Hidrosistemin “Radoniqi”i cili furnizon me ujë të pijës afro 100.000 banor në Qytetin e Gjakovës me disa fshatra të sajë dhe në Qytetin e Rahovecit me disa fshatra të sajë, si dhe disponon me kapacitete për ujitjen e 10.500 ha tokë.
Në Komunën e Gjakovës ka mundësi të ndërtimit edhe të Hidrosistemit “Ponosheci” në fshatin Morin – në Perendim të sajë, ku edhe projekti me gjitha të dhënat ekziston, për ujin e pijës ku do furnizoheshin afro 300.000 banor dhe për ujitjen e afro 12.150 ha tokë pjellore.
Komuna e Gjakovës kufizohet me Republikën e Shqipërisë me të cilën ka dy pika kufitare, atë të Qafës së Prushit në Jug – ku lidhet me Regjionin e Hasit (Letaj, Krum, Kukës, etj.) dhe ate të Qafës së Morinës në perendim – që lidhet Malësin e Gjakovës (Tropojë, Bajram Curr, etj.). Komuna e Gjakovës kufizohet edhe me Komunat si: Prizrenit, Rahovecit, Malishevës, Klinës, Pejës dhe Deçanit.
Ka lidhje të mira të komunikacionit rrugor me të gjitha komunat që e rrethojnë, si dhe me Kryeqytetin e Kosovës Prishtinën që e afrojnë edhe me pjeset tjera të Kosovës dhe këtë përmes rrugëve të asfaltuara.
Gjithashtu në afërsi kalon edhe hekurudha dhe këtë në fshatin Xërxe afro 10 km. dhe Kramovik afro 9 km.Në fshatin Lugbunar është ndërtuar pasë luftës nga ana e KFOR-it aeroporti ushtarak, që në përspektivë dhe së shpejti do të shërbejë edhe për nevoja civile pasi do të zgjatet edhe pista e tij sipas projektit të hartuar, i cili airoport dukshëm do të ofrojë rajonin e Gjakovës me vendet e ndryshme të Botës. Komuna e Gjakovës furnizohet me energji elektrike direkt nga Termocentralet e Kosovës. Në përspektiv nëse realizohet ideja për ndertimin e dy Hidroelektranave sipasë projekteve ekzistuese të punuara nga instituti, pasi ka mundësi reale për Komunën e Gjakovës, si në atë të Hidrosistemit “Radoniqi” (i cili është i ndertuar dhe funkcionon, si dhe furnizon me ujë të pijës dhe ujë për ujitjen e afro 11.000 ha. Tokë pjellore) me fuqi prej 10 MW ashtu edhe në atë të Hidrosistemit “Ponosheci” (i cili duhet ndertuar me gjetjen e Donatorve) me fuqi afro 12 MW.
Gjithashtu ka sigurim të vendit për hudhjen e mbeturinave duke i groposur. Njëherit ka lokacionin për ndertimin e një Deponije të re (përmesë Donatorve ku përpiqemi me realizuar ndertimin e sajë) që sipasë projektit investiv do të klasifikoheshin mbeturinat.

Country Kosovë
Languages spokenShqip,Serbo-Kroatisht,Anglisht, Gjermanisht
Area (km2)586

Nightlife info

Pirro Caffe Bar-Bar

Shpija e Vjeter-Lounge Bar

Lord's-Bar

N'bahçe-Bar

Woody Bar-Bar

Residence Bar-Bar

Park HD-Local Business

Rogner Grill-Bar & Grill

Steelwings Bar-Bar

CORNER-Hookah Lounge

Caffe & Bar 1595-Bar

Oxygen Restaurant-Bar & Grill

Deep Bar-Bar

E'Bar-Bar

Caffe Bar " Monaco "-Bar

Bar Retrospektiv'-Bar

Urban Bar-Bar

Coffee Zone-Bar

Caffe Bar TEUTA-Bar

Shicoo - Shisha Cocktail Lounge-Bar

Capricho Caffe Bar-Bar

Forty 44 Four-Bar & Grill

Che Bar-Cafeteria

Caffe Bar "Intermexo Plus"-Cafe

Nightlife image

Culture and history info

Historia e Qytetit Qyteti i Gjakovës shtrihet në bregun e majtë të lumit Erenik ndërkaq nga të dy anët e përroit Krena shtrihet kodra e Çabratit. Lartësia mesatare mbidetare e Gjakovës është 365m. Qyteti gjendet në gjatësi gjeografike në mes të 42.24 skallë në veri dhe 20.26 shkallë në lindje.Sipas të dhënave arkeologjike të bëra nga ekipet e përbashkëta nga Shqipëria dhe Kosova, në territorin e Gjakovës, në bazë të materialeve të gjetura është vërtetuar se i përkasin kulturës antike është vërtetuar dhe dëshmuar se këto treva kanë qenë të banuara edhe më parë. Gjakova si qytet më këtë emër daton nga shekulli XV, por lulëzimi i vërtet i saj fillon në fund të shekullit XVI dhe në fillim të shekullit XVII. Nga kjo periudhë veçojmë ndërtimin e Xhamisë së Hadumit në vitin1554, Mejtepit, Bibliotekës, Haremit, Hamamit, ndëtimit të Sahat-Kullës, Medreses së Madhe, Hanit të vjetër, Kompleksit të Teqës së Madhe si edhe urave lidhese të qytetit mbi lumin Krena, si ajo e Tabakut, ura e Taliqit etj.të cilat edhe sot ekzistojnë. Komuna e Gjakovës sot ka 586 km katrorë të cilën e përbëjnë qyteti dhe 84 fshatra. Sipas regjistrimit të fundit i bërë në vitin 2000 nga UNMIK-u, komuna e Gjakovës ka 150.800 banorë, duke e renditur si komuna e tretë për nga madhësia në Kosovë. Komuna e Gjakovës ka lidhje të mira me rrugë të asfaltuara me qytetet e Prizrenit, Pejës, Rahovecit, Klinës, Prishtinës, Deçanit, Malishevës etj. Ë shtë me rëndësi të ceket se Komuna e Gjakovës pas luftës së vitit 1999 ka lidhje edhe me Republikën e Shqipërisë, përmes dy pikave kufitare ate të Qafës së Prushit dhe Qafës së Morinës. Kultura dhe Arti i Qytetit Qyteti i Gjakovës është i njohur si qendër kulturore, jo vetëm në suazat komunale por edhe si regjionale e besa edhe gjithë kombëtare. Bartës kryesorë të kulturës së qytetit të Gjakovës janë:

- Muzeu

- Arkivi

- Instituti për mbrojtjen e monumenteve

- Biblioteka

- Pallati i kulturës

- Teatri Kombëtar i Gjakovës

Instituti për mbrojtjen e monumenteve të kulturës së Gjakovës është themeluar me datë 10.06.1990 nga Kuvendi i Komunës së Gjakovës me emërtimin : Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës. Motivi për themelimin e këtij institucioni është domosdoshmëeria për krijimin e një institucioni për ruajtjen dhe kultivimin e trashigimisë kulturore në Komunen e Gjakovës. Punët e para të këtij institucioni kulturorë ishin përpilimi i dokumentacionit të nevojshëm për fillimin e punës. Në këtë kuadër fillimishtë u pranuan me statusin e bashpunëtorëve 13 arkitektë, një arkeolog dhe një prof.i historisë. Ky ekip për afro katër vite ka kryar një punë kapitale në evidentimin,inçizimin,përpunimin dhe dokumentimin e monumenteve të të gjitha llojeve si kulla, Xhamija, Kisha, Hamame, Varreza, lokalitete arkeologjike, komplekse historike, Mullinjë, Kroje dhe objekte të banimit individual. Pallati i kulturës “ Asim Vokshi “ i ndërtuar me vetëkontributin e qytetarëve të Gjakovës ka filluar punën me 7 Korrik të viti 1977. I lokalizuar në qendër të qytetit të Gjakovës ka afro 6000 metra katrorë. Kushtetuta e një kombi është kultura” – thënie e një artisti shqiptarë “Që një popull të fitoj fuqi politike dhe ekonimike duhet me parë të krijoj një kulturë të lartë.” – thënie e një shkrimtari shqiptarë. Gjakova pa dyshim ka se me qka te prezentohet para oponionit përsa i përket artit dhe kulturës. Duket mbireale por Gjakova është qyteti që ka dhënë mësë shumti shkrimtarë nga të gjitha viset Shqiptare – mbi 150 poet, tregimtarë, romansierdhe dramaturg nami i të cilëve tejkalon kufijt nacional. E zhvilluar ekonomikisht (ndikim vendimtar) Gjakova është zhvilluar gati e mëvetësishme në art dhe kulturë duke u bërë e njohur me konceptin e “Kultura Gjakovare “. Janë të njohura kënëgët qytetare gjakovare, si dhe veshjet specifike dhe artizanatet e krijuara nga dora e mjeshtërve gjakovar. Gjithë kjo e arrirë konsiston falë traditës dhe përvojës së kulturës gjakovare në përgjithësi por dhe në lëmenjë të veqant të artit dhe kulturës së arealit të Gjakovës që vazhdon të reflektohet falë personaliteteve të shquara, nga fusha e artit dhe e kulturës gjakovare që kanë lënë gjurmë të thella dhe po vazhdojnë ta bëjnë këtë në pasurimin shpirtërorë të qenies dhe kulturës sonë. Kultura dhe arti gjakovarë sot paraqet një arritje të madhe dhe cilësore në kuadër të kompleksitetit të përgjithshëm të kulturës mbarëshqiptare, pra edhe kulturës kosovare. Arti dhe kultura në Gjakovë manifestohet si aktivitet jo vetëm i individëve – personaliteteve të veçanta dhe të njohura në këtë fushë pore dhe institucioneve të njohura të artit e kulturës. Teatri Amator “Emin Duraku” dhe Klubi letrar “Gjon \nikollë Kazazi” (organizatorë deri tani I 42 audicioneve të “Mitingut të Poezisë”) që janë disa nga vlerat e institucionalizuara. Pos tyre ekzistojnë edhe SHKA “Ymer Riza”, institute për Mbrojtjen e Monumenteve kulturore – Historike, Muzeu Regjional dhe Etnografik, Shkollat e vallëzimit modern “Art Design” e “Tika Dance”, agjensia e modës si dhe një nga institucionet mëtë bukura të artit dhe kulturës në Gjakovë – pallati i Kulturës. Një nga perlat e kulturës gjakovare padyshim është edhe trashëgimia e pasur kulturore, historike dhe shpirtërore e saj është një fushë e veqant dhe tejet e domosdoshme e turizmit kulturor të këtij qyteti. Culture and history image
Hotel Amsterdam

Hotel Amsterdam

Gjakovë, Gjakovë
Në kompleksin e tij posedon me më shumë se 20 dhoma, të gjitha të rregulluara me standarde të klasit More info
Hotel Çarshia e Jupave

Hotel Çarshia e Jupave

Gjakovë, Gjakovë
Hoteli Çarshia e Jupave e ka zanafillen nga një traditë e vjetër 60 vjeçare të familjes Jupa. Hoteli More info
Hotel Jakova

Hotel Jakova

, Gjakovë
Hotel Jakova me formën e kalasë është njëri ndër hotelet e njohura në këtë qytëet i cili ka filluar More info
Hotel Pashtriku

Hotel Pashtriku

Gjakovë, Gjakovë
Hotel Pashtriku gjendet në qendër të Gjakovës .Afër hotelit gjenden të gjitha objektet e rëndësishme More info

Unfortunately there are no self-catering offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no tour offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no cruise offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no car rental offers at this location at the moment.