Ferizaj

Ferizaj

Things to do - general

Ferizaj shtrihet në jug të pjesës qendrore të Kosovës. Paraqet një udhëkryq të rëndësishëm, sepse nëpër Ferizaj kolonjë të gjitha rrugët e rëndësishme që e përshkojnë Kosovën nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim. Këto rrugë pastaj vazhdojnë edhe në shtetet fqinje dhe në rajon. Komuna e Ferizajt ka 720 km katrorë, ka gjithsejtë 44 fshatra, në të cilat jetojnë gjysma e popullatës së kësaj komune.
Dy fshatrat më mëdha janë Gremja dhe Komogllava, në të cilat jetojnë nga 6.000 banorë. Komuna e Ferizajt ka afro 190.000 banorë, prej tyre gjysma jetojnë në qytet dhe gjysma në fshatra. Nga komunitetet tjera jetojnë rreth 3700 banorë, kryesisht Ashkalinjë, Romë, Goranë, Mysliman, Serbë, në të cilat përbëjnë rreth 2,06 % të popullatës.

Qyteti i Ferizajt është një ndër qendrat më të reja të Kosovës, andaj ekonomia e këtij qyteti është zhvilluar në vitet e vonshme.
Një ndër faktorët më të rëndësishëm nga e kaluara historike për formimin e qytetit të Ferizajt dhe të zhvillimint ekonomik të tijë, është padyshim ndërtimi i vijës hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorë, linjë kjo shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, që një kohësisht ndikoi shumë në ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shëndrruar atë në qytet.
Zanafilla e ekonomisë së qytetit fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare. Kështu p.sh në vitin 1900, Ferizaj nga 400 shtëpi sa kishte në atë kohë, 200 prej tyre ishin dyqane. Përveç fabrikës së tjegullave, të gjitha ndërrmarrjet tjera që egzistojnë në Ferizaj, janë themeluar pas luftës së dytë botërore.

Country Kosovë
Languages spokenShqip, Serbo-Kroatisht,Anglisht
Currency usedEuro
Area (km2)345

Culture and history info

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Ferizajt ka pasur 7 biblioteka publike me 60.565 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 30. 913 libra, derisa degët në Gaçkë, Komogllavë, Talinoc të Muhaxherëve, Nerodime, Babush dhe Shtërpcë kanë pasur 29.525 libra, por pas luftës bibliotekat dhe koleksionet e librave duke përfshirë edhe ndërtesat dhe inventarin kanë qenë shkatërruar. Për pasojë, kjo komunë tash ka vetëm 5 biblioteka me gjithësejt 26. 352 libra. Dy bibliotekat në Nerodime dhe Babush dhe 34. 213 libra kanë qenë shkatërruar.

Teatri

Ferizaj ka edhe Teatrin Profesional "Adriana Abdullahu". Veprimtaria teatrore zë fill që nga viti 1943, ku sipas shënimeve themelues i teatrit mendohet të ketë qenë Hasan Dyngjeri. Deri më sot jan dhënë afro 143 Premiera teatrore.

Arti letrar

Ka mbi tridhjetë vite që funksionon grupi letrar "Jeronim de Rada", i cili ka zhvilluar një aktivitet të dendur letrar mbi 30 vjet. Janë botuar shumë vepra, panorama poezish etj., dhe herëpasherë është nxjerr revista për letërsi, kulturë, e arte "ZGJIMI". E gjithë veprimtaria është kryer në baza vullnetare. As sot pas lufte klubi nuk ka zyrë. Culture and history image
Hotel Kruja

Hotel Kruja

Ferizaj, Ferizaj
Inspiruar nga kalaja e Krujës hoteli gjendet në rrafshnaltë të gjelbëruar ku ju padyshim do të përje More info

Unfortunately there are no self-catering offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no tour offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no cruise offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no car rental offers at this location at the moment.