Drenas

Drenas

Things to do - general

Territori i komunës së Drenasit(ish-Gllogocit) shtrihet në pjesën e Kosovës qendrore.
Sipërfaqja e gjithëmbarëshme e kësaj komuneje përfshinë 290 km2 apo 2.66 përqind të sipërfaqëse së territorit të Kosovës.Gjithë kjo trevë ,e cila përbëhet nga 42 vendbanime është e rrethuar me Malet e Berishës, Kasmaqit, Qyqavicës, Goleshit dhe Lipovicës(Blinajës).
Këto male shtrihen në të dy anët e Luginës së lumit Drenica. Sipërfaqet e tokës së Luginës së Drenicës i përshkon sistemin e ujitjes “Ibër”.
E veçanta tjetër e kësaj treve është miniera dhe shkritorja e “Feronikelit”,si dhe disa gurore. Nëpër këtë komunë kalojnë lumi Drenica dhe Vërbicë,uji i të cilave shfrytëzohet për nevojat e ujitjes së tokave bujqësore.
Kjo komunë,në pikëpamje të ndërlidhjës tokësore lidhet më pjesët tjera të Kosovës më anë të hekurudhës Fushë Kosovë-Pejë dhe rrugës magjistrale Prishtinë – Bushat(Komoran)-Pejë ,dhe rrugët ndërkommunale Shalë- Lipjan dhe Bushat-Drenas-Skënderaj.

Sipas regjistrimit të fundit,kjo trevë kishte një popullsi prej mbi 67,000 banorëve ,ndërkaq sipas vlerësimeve të fundit tani janë mbi 73,000 banorë. Popullata e kësaj komuneje jeton në 42 vendbanime : në 36 fshatra, 2 qendrave urbane, 3 lokaliteteve dhe qendrës së Drenasit. Vështruar nga përberja gjinore,popullatën e Drenasit e përbëjnë 51.3% meshkuj dhe 48,7% femra.Komuna është e banuar ekskluzivisht vetëm nga Shqiptarët.

Komuna është themeluar para Luftës së Dytë Botërore si njësi sociale,politike dhe administrative e veqantë.Gjatë tetëdhjetë vjetëve të fundit zhvillimi ekonomik ka qenë tepër i ulët, sepse pushtetet e kaluar antipopullore të dirigjuara nga qendra ndoqën një politikë specifiike diskriminuese sidomos ekonomike.

Përkundër kësaj kjo komunë ka hedhur disa hapa drejt transformimit gradualisht (ndonëse të ngadalshëm) të
strukturave të saj ekonomike, bujqësore, arsimore, shëndetësore dhe industriale. Sidomos në përmirësimin e strukturës së zhvillimit komunal ka ndikuar, ndërtimi I rrjetit arsimor-edukativ, rrjetit të shërbimit shëndetësor dhe
intensifikimi I zhvillimit bujqësor është bërë sidomos pas ndërtimit të sistemit të ujitjes “Ibër…”,ndërkaq një lëvizje
pozitive në ekonominë e pazhvilluar të Drenasit është shënuar pas ndërtimit të kompleksit “Feronikelit”.

Country Kosovë
Languages spokenShqip
Currency usedEuro
Area (km2)290

Sports & nature

Zhvillimi i aktiviteteve sportive në Drenas fillon pas luftës së dytë botërore.Nga kjo kohë e deri në vitin 1962 sporti është zhvilluar në forma dhe disiplina të ndryshme, në nivel shkollorë dhe ndërkomunale. Për herë të parë në vitin 1962 formohet klubi i “Hendbollit” i cili klub i zhvillon aktivitetet sportive në mënyrë të rregullt. Ky klub u themelua nga punëtori sportiv Fazli Haxhiu-Qeli dhe u emërua “Klubi i Hendbollit-Drenica”, si klubi i parë në komunën e Drenasit. Pas shumë vitesh u themeluan edhe shumë klube të tjera sportive si:

Klubi i Basketbollit “GJIMNAZISTI”

Klubi i Futbollit “FERONIKELI”, 1974

Klubi i Shahut “SHKABA”

Klubi i Pingpongut “FERONIKELI”, Dritan

Klubi i Futbollit “KOSOVATRANSI”

Klubi i Futbollit “DRENICA”, Komoran

Klubi i Karates “FERONIKELI”

Klubi i Hndbollit “SHËNDITI”

Klubi i Futbollit “2 KORRIKU”

Klubi i Futbollit “GRYKA”

Klubi i Shenjëtarisë “B. MALA - MURRIZI”

Klubi i Boksit “DRENASI”

Klubi i Volejbollit (femra) "DRENASI"

Klubi i Volejbollit (femra) “GRYKA”

Kaptinë e veçantë për sportin e komunës së Drenasit është ajo e vitit 1990 kur sporti u pezullua nga pushteti i atëhershëm. Me fillimin e luftës së lavdishme të UçK-së , shumë sportist e puntorë sporti iu bashkangjitën luftës dhe shumë prej tyre edhe ranë dëshmorë siç janë: Rarim Kiqina, Hysni Heta, Besim Mala, Ismet Elezi etj. , si dhe shumë të tjerë u maltretuan dhe u burgosën nga pushteti i atëhershëm. Vlen të përmendet se pasë luftës u formua Lidhja e Sportistëve të Kosovës, u mbajt kampionati i parë në Hendboll, si dhe Kuvendi i Federatës së Hendbollit. Disa prej këtyre klubeve i zhvillojnë edhe sot e kësaj dite aktivitetet e tyre sportive në mënyrë të rregullt, ndërsa disa prej tyre fatkeqësisht janë detyruar t’i ndërprejn aktivitete e tyre për shkak të infrastruktures sportive(tereneve të hapura dhe të mbyllura) dhe gjendjes së vështrë materiale-financiare. Nga të gjitha këto klube, nga viti 1962 kanë dalë shumë puntorë të njohur sportive, trajner dhe sportist kulminant që kanë mbrojtur ngjyrat e reprezentacionit të Kosovës. Këto klube që veprojnë në Komunën e Drenasit arrijnë t’i zhvillojnë aktivitete e tyre sportive në rangje dhe liga të ndryshme, por hasen në vështirësi të shumta për shkak se kjo komunë nuk ka ende një infrastrukturë sportive mjaft të zhvilluar. I vetmi objekt që është ndërtuar është “Stadiumi i Futbollit” i cili poashtu nuk i plotëson kërkesat dhe nevojat e sportistëve. Pritet që në një kohë mjaftë të shkurtër të ndërtohet edhe palestra sportive që pak a shumë do të ndikojë në zhvillimin e sportit në komunën e Drenasit, Aktivitetet sportive nuk zhvillohen vetëm nëpër klube , por zhvillohen edhe nëpër forma dhe mënyra të tjera si: Turne të ndryshme, Garat e të rinjëve që tashmë janë bërë tradicionale, Krose etj. I gjithë ky aktivitet mbahet për nderë të festave kombëtare. Sports and nature image

Unfortunately there are no hotels at this location at the moment.

Unfortunately there are no self-catering offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no tour offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no cruise offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no car rental offers at this location at the moment.