Dardanë/Kamenicë

Dardanë/Kamenicë

Things to do - general

Komuna e Kamenicës shtrihet në anën lindore të Kosovës. Kufizohet me komunën e Ranillugut,Gjilanit, Prishtinës, Novobërdës si dhe komunat e RS të Serbisë ( Bujanocit, Medvegjës dhe Vrajës). Si tërësi, ka një sipërfaqe prej 414 km2. Përmes saj kalon lumi Krivareka. Kamenica gjendet 10 km. larg magjistrales Bujanoc – Gjilan, me te cilën lidhet me qendrat tjera të Kosovës. Gjilani ndodhet në largësi prej 30 km., ndërsa Prishtina afër 80km. Në Prishtinë mund të shkohet edhe rrugës më të shkurtër, nëpër Novobërdë dhe Llabjan, ku në të dy drejtimet rruga shkurtohet për 55 km. Transportin ajror në vend, Kamenica e realizon nga aeroporti i Prishtinës ( 90 km largësi) dhe më rrallë nga ai i Petrovecit të Shkupit, (100 km largësi).

Territori i Komunës së Kamenicës është kodrinoro-malorë (70%) dhe rrafshinor (30%), me disa lugina rreth lumenjve Krivarekë, Desivojcë dhe Hogosht që shtrihen në veri. Toka është kryesisht pjellore, e pasur edhe me kullosa, e përshtatshme për zhvillim të pemëtarisë, perimtarisë, lavërtarisë dhe blegtorisë.

Kamenica ka klimë të mesme kontinentale, me verëra të nxehta dhe dimra të ftohtë. Reshjet atmosferike mesatarisht sillen prej 499 – 675 l/m2. Lartësia më e ulët mbidetare është 380m te “ Dheu i bardhë”, kurse ajo më e larta është 1223m te “ Guri i Zi”. Erërat më të shpeshta janë ato veriore, ndërsa më të rrallat janë ato jugore.
Në komunën e Kamenicës janë këto fshatra : Analumi (Muçivërci), Anamali (Shipashnica e Poshtme), Berivojca, Boleci, Bosca, Bozheci, Bratilloci, Burimi (Bllata), Busavata, Bushinca, Carefci, Svirca, Dajkoci, Dazhdinca, Dermaku (Shipashnica e Epërme), Desivojca, Domaroci, Drenoci, Firaja (Firiçeva), Fushmali (Poliqka), Gllogoci, Gmica, Gugolloci, Gardheshi (Gragjeniku), Grizima, Gurabardhi (Strezoci), Gjyrisheci, Hajnoci, Hodanoci, Hodeci, Hogoshti, Karaçeva e Epërme, Karaçeva e Poshtme, Katundi i Ri (Novosella), Kolloleçi, Kopra (Kopërnica), (Koretini), Kormjani i Epërm, Kormjani i Poshtëm, Kostandinca, Kreshta (Velegllava), Laçi (Laçiqi), Leshtari, Lisnaja (Lisocka), Ruboci , Marashi (Krileva), Maraj (Maroca), Meshina, Miganfci, Moçari, Pançella, Petriti (Petrovci), Qafëmali (Zajçeci), Qarrakoci, Rajnoci, Ranillugu, Rogana (Rogaçica), Ropotova e Madhe, Ropotova e Vogël, Rrahishta (Rahovica), Satllari, Strelica, Shahaj (Shahiqi),Temali (Kranidelli), Terstena, Tirinca, Tomanca, Troje (Topanica), Tygjeci, Ujmiri (Kremenata), Vaganeshi, Vërrini (Vriçeci) dhe Zhuja.

Country Kosovë
Languages spokenShqip, Serbo-Kroatisht, Anglisht
Currency usedEuro
Area (km2)414

Culture and history info

Komuna e Kamenicës e njohur ndër biblotekarët me emrin Gurashi, ka 7 biblioteka publike me rreth 56.769 libra. Biblioteka kryesore ka 6.275 libra, ndërsa degët në Srezovc, Tygjec, Hogosht, Desivojcë, Karaçevë dhe Roganë kanë 56.769 libra. Është intreresante të përmendet se në këtë komunë, pasojat e masave të dhunëshme (1990-1999) dhe luftës serbe kanë qenë më të vogla dhe, së këndejmi, si e vetmja komunë në Kosovë, librat nuk janë dëmtuar dhe kjo është e vetmja komunë, ku mbetet numri i njëjtë i bibliotekave në koleksione. Në Kamenicë janë 23 shkolla, nga të cilat 17 janë shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme. Po ashtu janë dy shkolla të larta dhe tri çerdhe fëmijësh. (Po ashtu janë dy shkolla të larta ! cilat janë dhe që kur datojnë. Mediat Kamenica ka një radiostacion i cili bënë transmetimin e programeve në disa gjuhë, si dhe tri radiostacione që transmetojnë kryesisht muzikë. Radiostacionet: Radio Premiera,Radio 24, Radio Kamenica transmeton në gjuhën shqipe, serbe dhe rome.Radio Index Qyteti ka gazetarët e vet që raportojnë rregullisht për të përditshmet tona kosovare.Culture and history image

Unfortunately there are no hotels at this location at the moment.

Unfortunately there are no self-catering offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no tour offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no cruise offers at this location at the moment.

Unfortunately there are no car rental offers at this location at the moment.