Kosova Vend Për Tu Zbuluar

Kosova Vend Për Tu Zbuluar
Author:
Publisher: OrGIS
About the Book

Kosova,zemra e Ballkanit,është një tokë e lashtë.Eshtë udhëkryqi ku kanë kaluar shumë popuj dhe kultura. Secili ka lënë gjurmë në këto treva,disa me traditën e pasur kulturore dhe etnografike, kurse të tjerë me kishat dhe xhamitë e bukura, me kalatë madhështore, me urat të vjetra me harqe, dhe me kullat-këto shtëpi të vetmuara dhe të çuditshme prej gurit që duken tek-tuk në Dukagjin. Pejsazhi dhe ambienti natyror i këtij vendi të vogël me një hapësirë prej rreth 10 000 km2 është shumëllojshëm. Dashamirësit e natyrës nuk ngopen këtu. Me malet e larta,me liqenet e saj malore, me kodra dhe fusha të gjera, Kosova ka shumë për të ofruar. Si gjeograf, kam bredhur shumë, gjerë e gjatë, viteve të fundit. Kam kaluar nëpër fushat e gjëra dhe në luginat e lumenjve. Kam ecur në bjeshkët e larta mes maleve të thepisura, çdo herë duke marrë aparatin fotografik me vete. Gjithmonë kam hasur gjëra të reja,ngjarje të kohës dhe bukuri të jashtëzakonshme. Jam përpjekur të grumbulloj këto momente në këtë album, duke shpresuar të zgjojë kureshtinë e lexuesit që të vijë dhe të shikojë vendin tim të vogël në Evropën jug-lindore. Por mos keni frikë. Ka ende shumë për të zbuluar. Atëherë ejani-dhe merrni aparatin fotografik me vete dhe Ju.

Ismail Gagica