Grupi Traveks

Albana Hasangjekaj

Albana Hasangjekaj

CEO

Albana Hasangjekaj është e diplomuar në fushën e gazetarisë , prej vitit 2006 deri në vitin 2010 punoj si zyrtare në Ministrinë e punëve të brendshme në Prishtinë. Prej vitit 2011 deri në vitin 2013 punoi si menaxhere e financave në Blue sky caffe. Me turizem filloi të merret që nga viti 2013 kur dhe themeloi kompaninë “Traveks” , njëherit është e çertifikuar nga Adventure EDU.

Rrahim Ternava

Rrahim Ternava

Menaxher Gjeneral / Guide

Rrahim Tërnava është jurist i diplomuar, prej vitit 2003 deri në 2006 punoi në Horeca, 2008-2012 zyrëtar i lartë në sekretariatin kundër trafikimit të qenjeve njerëzore në MPB/UNDP ndërsa nga viti 2013 është pjesë e kompanisë Traveks. Ka përfunduar trajnimin në AUK për certifikim në IATA dhe trajnime të ndryshme në fushën e turizmit ku është çertifikuar nga Adventure EDU.

Fiona Zylfiu

Fiona Zylfiu

Administratore

Fiona Zylfiu është studente e Fakultetit Ekonomik. Që nga viti 2014 është pjesë e kompanisë “Traveks” në pozitën e administratores, njëherit është e çertifikuar nga Amadeus.

Tringa Krasniqi

Tringa Krasniqi

Konsulente

Tringa Krasniqi është pjesë e Alpha Sigma Lamba Society, qmim që e ka fituar prej RIT ( Rochester Institute of Technology) për arritjet e saj. Gjatë studimeve të saj në RIT Kosovo Tringa ka marrë pjesë në shumë aktivitet brenda dhe jashtë Kosovës. Ajo ishte Sekretare e Qeverise Studentare ku ka marrë pjesë në mbi 40 projkete dhe ka qenë vullentare në shoqatën Autizmi për tre vjetët e fundit. Sa i përket aktiviteteve jashtë Kosovës, Tringa ka marrë pjesë duke e përfaqësuar Kosoven në ISFit, HNMUN, PGLA Jordan, Peace 2.0 etj. Tringa përfundoi universitetin në RIT Kosovo, ku u diplomua me Magna Cum Laude në fushën e ekonomisë dhe menaxhmentit. Që nga viti i parë i studimeve Tringa ka punar per kompani te ndryshme ndërkombëtare si Studio Moderna dhe ECDL, ndërsa pjesë e kompanisë Traveks është nga viti 2016.

Petrit Reçica

Petrit Reçica

Guide

Petrit Reçica është jurist i diplomuar, po me pasion të madh për turizmin dhe aktivitetet adventuriere dhe sporte të ndryshme si futboll, tenis, basketboll, not, skijim, motorcross, hiking etj . Pjesë e kompanisë Traveks është që nga viti 2016 në pozitën e guides në ture rekreative (çiklizëm, skijim etj)

Edis Krusha

Edis Krusha

Guide

Edis Krusha , është Guide i çertifikuar për guida kulturore, malore, të skijimit dhe Snow –Shoeing. Pjesë e kompanisë Traveks është që nga viti 2016.

Fitim Topanica

Fitim Topanica

Guide

Është themelues i “Podujeva Cycling Group” dhe adhurues i aktiviteteve rekreative. Pjesë e kompanisë Traveks është që nga viti 2015.